Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkencëtarët japin alarmin! “Make-up” gjithmonë e më i rrezikshëm për trupin tonë

Postuar: 25/09/2018 - 14:15

Pothuajse të gjitha vajzat pëlqejnë të përdorin pak make-up, por çdo gjë duhet bërë në masën e duhur dhe duhet të tregohet  kujdes se çfarë vendoset në lëkurë.

Një studim i fundit i realizuar nga shkencëtarët amerikanë jep paralajmërimin se produktet kozmetike përmbajë përzierje kimikatesh që ndikojnë aq shumë në trupin e një vajzë sa mund të shkaktojnë infertilitet por edhe kancer të gjirit.

Pas analizimit të më shumë se 100 grave, shkencëtarët amerikanë zbuluan se ato vajza që kishin këto kimikate në urinën prodhonin sasi të parregullt të hormoneve riprodhuese estrogjenit dhe progesteronit. Estrogjen i tepërt ka qenë i lidhur dhe me sindromën ovarian polycystic, duke penguar maturimin e vezëve.

Ndërsa sasia e progesteronit është e lidhur me kancerin e gjirit.

Studiuesja e kërkimit doktoresha Anna Pollack u shpreh se ky është studimi i parë që shqyrton përzierjen e kimikateve që përdoren gjerësisht në produktet kozmetike dhe efektet që kanë në riprodhimin e gruas.

Kimikatet e zbuluara në trupin e grave janë chlorophenols dhe benzofenoneve.

Klorofenolët përdoren si ruajtës në kozmetikë dhe shkaktojnë akne, lëndime të mëlçisë dhe kancer.Benzofenone u shtohen produkteve si balsamiri i buzëve dhe llak i thonjve për t’i mbrojtur nga drita.

Studimet i kanë cilësuar benzofenone ndër shkaktarët kryesorë të kancerit dhe sterilitetit.

Duke parashtruar rreziqet e mësipërme mjekët vijojnë të bën thirrje që të kihet kujdes me produktet kozmetike dhe ti kushtohet më shumë rëndësi shëndetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Ushqimet që konsumojmë janë përcaktues të shëndetit tonë dhe gjithashtu ndikojnë edhe tek lëkura jonë. Të pasurit   lëkurë të shëndetshme ose jo ndikohet drejtëpërdrejtë nga mënyra si ushqemi.

Postuar: 10/12/2018 - 19:57

Pasi dobësohen shumë persona nuk arrijnë dot të humbin shëndetin e fituar në fytyrë dhe kjo ktheh

Postuar: 10/12/2018 - 18:40

Telefoni është kthyer në një mjet të pandashëm teknologjik në përditshmërinë tonë.Përmes tij ne k

Postuar: 10/12/2018 - 18:38

Doktori gjerman Maren Franz ka kryer një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i ka përmbledhu

Postuar: 10/12/2018 - 13:58

Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.

Postuar: 10/12/2018 - 13:57

Si të humbas peshë, pa vajtur në palestër?
 

Postuar: 10/12/2018 - 13:48

Gjakderdhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës