BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Shëndeti

Shkencëtari i Harvardit publikon studimin: Ky antioksidant zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve dhe gjendet në këto ushqime

Shkencëtari i Harvardit publikon studimin: Ky antioksidant zvogëlon

Ky antioksidant është thelbësor për shëndetin e mirë të të gjithë organizmit. Resveratroli është “eliksiri i jetës”, siç u quajt nga David Sinclair, një shkencëtar nga Universiteti i Harvardit, i cili e zbuloi atë, për shkak të vetive jashtëzakonisht të vlefshme të kësaj substance.

Resveratroli është një antioksidant dhe ka veti të shumta shëruese: mbron zemrën dhe enët e gjakut, ul kolesterinën, ka një efekt antiinflamator, është i rëndësishëm në luftën kundër mbipeshës, diabetit të tipit 2, ndalon plakjen, zvogëlon dhimbjen e muskujve, nëse merret menjëherë pas treningut.

Resveratroli është fitoaleksinë, pra i përket substancave antimikrobike që sintetizohen nga bimët kur sulmohen nga patogjenë si bakteret dhe kërpudhat.

Fitoaleksinat veprojnë si toksina në patogjenë. Ato grumbullohen shumë shpejt në zonën e infeksionit patogjen.
Një studim i bërë në University os Texas Health Science Center San Antonio, ka treguar se resveratroli mund të jetë i dobishëm për të djegur yndyrat e tepërta duke parandaluar mbipeshën.

Kjo substancë stimulon një grup proteinash që quhen sirtuine, të cilat marrin pjesë në shumë aktivitete të organizmit, si psh në metabolizëm, infeksionet, formimin e tumoreve, riparimin e ADN-së dhe sekrecionin e insulinës.

Që resveratroli të japë efektet e dëshiruara, duhet që të ndiqet një diete me kalori të moderuara.

Në këto ushqime ka me bollëk:

Resveratroli është më i pranishëm në rrushin e zi sesa në rrushin e bardhë, gjithashtu sasi të mjaftueshme ka edhe pluhuri i kakaos dhe çokollata e zezë.

Vera përmban sasitë më të larta të resveratrolit krahasuar me produktet e tjera natyrore, dhe vera e kuqe është më e pasur me këtë përbërje sesa vera e bardhë pasi fermentimi gjatë procesit teknologjik të prodhimit zgjat më shumë te vera e kuqe.