
Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para


Konsumi i kafesë në bare është kthyer në një stil jetese për shqiptarët, ku shumë prej tyre nuk mund ta nisin ditën pa kafe.
Por në këtë fillimvit, importet e kafesë për muajin janar janë ulur 30% krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në fillim të këtij viti janë importuar 534 tonë kafe, sasia më e ulët që nga viti 2019.
Në raport me mesataren e importit të kafesë për muajin janar të 4 viteve të fundit (2019-2022) rënia është 20%. Pakësimi i importeve të kafesë ka nisur që vitin e kaluar. Në total, importet e kafesë për 2022 u ulën 14% krahasuar me 2021.
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se rënia e importeve është ndikuar nga çmimet e rritura të kafesë, ku shumë operatorë kanë magazinuar blerjet në muajin dhjetor.
Fryrja e blerjeve për fundviti theksohet edhe nga kontabilistët, ku sipas Sotiraq Dhamos, bizneset e shërbimit gjithmonë në muajin dhjetor për të amortizuar humbjet nga rritja e çmimeve magazinojnë mallin e blerë.
Përfaqësues të shoqatës gjithashtu shtojnë se në këtë fillimviti ka rënie të konsumit të kafesë 15 deri 20% për shkak të tkurrjes së fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore.
Në këtë periudhë në bare dhe restorante ka rënë konsumi edhe për çajet dhe pijet alkoolike.
Vitin e kaluar, rënia e konsumit në këto sipërmarrje nisi që në muajt shkurt-mars kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve rriti presionin për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante. /MONITOR
Më të lexuarat


“Tërmet” në tregun valutor, ja me sa këmbehen monedhat e huaja sot në vendin tonë (Tabela)

Eksperti i ekonomisë rrendit problematikat që 'çekuilibrojnë' tregun e punës: Diferenca në paga...

Euro bie "përtokë", ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Njihuni me këmbimin valutor për sot: Euro në rënie si asnjëherë më parë, paundi në minimumin historik

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Thyhet rekordi historik si kurrë më parë, euro sot kap fundin! Leku "palos" edhe Dollarin me Paundin

Shkrirja e Bordit të Transparencës, Konfindustria paralajmëron: Nuk do të ketë ulje të çmimeve të karburanteve, përkundrazi do të përkeqësohet

Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ Euro dhe paundi në rënie drastike, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

“Superleku”/ Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
