
“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Është tepër i përhapur, zbuloni të vërtetat e problemit më të sikletshëm me të cilin të gjithë mund të jemi përballur të paktën një herë në jetë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2020

Zbokthi është diçka që nuk mund ta injorosh lehtë.
Grimca të bardha që veshin flokët dhe rrobat janë qeliza të vdekura që shkëputen nga skalpi.
Ky i fundit mund të skuqet ose të shkaktojë kruarje.
Kruarja e skalpit i shkëput qelizat e vdekura të cilat bien më shumë në sy kur visheni me ngjyra të errëta.
A e kanë fajin flokët?
Zbokthi nuk është tregues i një floku të palarë.
Zbokthi ka më shumë të bëjë me mënyrën e përkujdesjes së flokëve dhe produkteve që përdorni.
Flokët duhen larë më shpesh, përndryshe qelizat e vdekura do të akumulohen shumë dhe do të përballeni me një ‘breshër’ të mirëfilltë.
Çfarë e shkakton zbokthin?
Askush nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton zbokthin.
Mund të jetë myku, thonë disa shkencëtarë.
Rrënja e flokut dhe gjendrat e yndyrës së bashku prodhojnë një lëndë vajore që shkakton myk i cili shtrohet në skalp.
Kur myku arrin në nivele të larta, prodhohet zbokthi.
Nga ana tjetër, ekspozimi në ajër të thatë, veçanërisht në ajër të kondicionuar shkakton përtharjen e lëkurës dhe grimcat e bardha.
Zbokthi përkeqësohet më shumë gjatë muajve të ftohtë e të thatë.
Stresi, larësit, psoriaza, ekzema, ndjeshmëria ndaj disa produkteve kozmetike, mungesa e higjenës dhe lodhja mund ta nxisin ose ta përkeqësojnë zbokthin.
Probleme të tjera që acarojnë skalpin
Aknet, ekzema dhe psoriaza mund të shkaktojnë akumulim të qelizave të vdekura në skalp.
Njerëzit që vuajnë nga epilepsia apo sëmundja e Parkinsonit kanë më shumë gjasa të preken nga zbokthi.
Për më tepër, për arsye ende të paqarta, njerëzit që janë prekur nga një goditje në tru, në zemër apo plagë në kokë janë më të predispozuar të preken nga zbokthi
Zbokthi dhe ushqimet
Nuk është çudi që shëndeti i lëkurës nis nga brenda organizmit.
Nëse jeni të prekur nga zbokthi, disa ushqime mund ta përkeqësojnë atë e disa të tjera mund ta përmirësojnë gjendjen e skalpit.
Ushqimet e pasura me yndyrna trans dhe të ngopura, i nxisin gjendrat të prodhojnë më shumë yndyrë, gjë që përkeqëson zbokthin.
Konsumoni më shumë acide yndyrore mono-të-pangopura siç janë avokadot, arrorët, ullinjtë, ushqime të pasura me vitaminë B siç janë tërshëra, orizi, vezët dhe bananja./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Do të befasoheni! Përse nuk duhet t'i hidhni kurrë bustinat e përdorura të çajit

Do befasoheni nga efekti pozitiv që sjell konsumimi i manderinës! Ja ta përdorni për të trajtuar aneminë dhe mykun në zorrë

Kamomili, si ta përdorni për stomakun, imunitetin, lëkurën

A është gjenetik depresioni? Mjekët zbulojnë faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje

Aplikohet lehtësisht, mësoni rreth teknikës japoneze që ju ndihmon të humbni peshë pa marrë parasysh se çfarë hani

Mund të jetoni më gjatë! Mësoni ndryshimin që pëson trupi i juaj nëse hani çdo ditë një spec djegës

Forcon imunitetin dhe largon stresin, mësoni si të përgatisni çajin më të shijshëm që keni pirë ndonjëherë dhe me vlera fantastike për organizmin

Luftojnë ulcerën në stomak, këto janë kurat natyrale me efekte të menjëhershme (Ushqimet që duhet të shmangni)

Denstistët nuk iu thonë këtë sekret, por me këtë mënyrë do i pastroni gurëzat si me magji, të gjithë përbërësit e thjeshtë i keni në shtëpi

Mbron zemrën, trurin dhe lufton tumoret, ky është vaji me vlera të pabesueshme shëndetësore, mësoni si ta përdorni
