Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtoni në peshë edhe pse nuk e teproni me ushqimin?/ Njihuni me 6 arsyet e çuditshme që ju shëndoshin

Postuar: 12/09/2018 - 20:35

Ngrënia pa kriter nuk është ndër arsyet e vetme përse një person shton peshë.

Kur të mësoni sesa shkaqe të tjera fshihen pas kilogramëve të tepërt do të çmitizoni dietat dhe do të përqafoni një stil të shëndetshëm jetese. Nëse një dietë mund t’ju ndihmojë të hiqni disa kilogrëmë për një kohë, një regjim i shëndetshëm ushqimor do t’ju ndihmojë të mbani një peshë të qëndrueshme përgjithmonë. Më poshtë do të listojmë arsyet e çuditshme përse vazhdoni të shëndosheni dhe pse nuk e teproni me ushqimin

1.Stresi

Kur jeni të stresuar, në mënyrë të pavetëdijshme organizmi kërkoni sheqer ! Janë këto molekula, ato që furnizojnë trupin me energji, por nëse sheqeri i bardhë, pijet e konservuara apo çokollatat janë burimi i kësaj energjie, ju do të shtoni peshë pa e kuptuar.

2. Mungesa e gjumit

Nëse flini më pak se gjashtë orë gjumë, kjo mund të jetë një arsye tjetër për fitimin e papritur të peshës. Kjo sepse njerëzit që flenë gjashtë orë ose më pak konsumojnë mesatarisht 300 kalori më shumë sesa njerëzit që flenë deri në 8 orë. 

3. Nuk pini ujë mjaftueshëm 

Një studim i Journal of Endocrinology & Metabolism ka dalë në përfundimin se sasia e mjaftueshme e ujit rrit normën metabolike me 30 për qind, thënë më thjeshtë, organizmi është më i shpejtë kësisoj të gjitha proceset metabolike kryhen më shpejtë.

4. Një dietë e varfër në proteina 

Duke pasur një dietë të varfër në proteina mund të shkaktojë rënie të niveleve të energjisë . Ju do të kërkoni të hani karbohidrate apo yndyrna për t’u ngopur, por në ndryshim me proteinat këto të fundit ju shëndoshin.

5. Ngrënia e ushqimeve me kripë, mund të shkaktojë gjithashtu që trupi juaj të mbajë ujë të tepërt, duke ju fryrë. Kjo lidhet edhe me mënyrën se si funksionojnë veshkat tuaja, pasi edhe ato mund te mos filtorojne si duhet  të fryhet.

6. Magnezi është thelbësor për humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme sepse aktivizon qindra enzime që kontrollojnë tretjen, përthithjen dhe përdorimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 22:56

Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afatshkurtër.
 

Postuar: 17/02/2019 - 22:47

Tani që mësimi në shkolla ka filluar përsëri, është koha e përkryer për të menduar për ushqimet

Postuar: 17/02/2019 - 20:01

Domatet janë të pasura me likopene që ngadalësojnë procesin e plakjes.

Postuar: 16/02/2019 - 23:53

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të diet

Postuar: 14/02/2019 - 20:24

Ushqimi pikant është i preferuar për shumë persona
 

Postuar: 14/02/2019 - 20:18

Rukola është një fabrikë me vlera ushqyese fantastike falë pranisë së kripërave minerale duke për