BREAKING NEWS

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit
x

Shëndeti

"Shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe nuhatjes", studimi i fundit tregon simptomat më të zakonshme të variantit britanik të koronavirusit

"Shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe

Një studim i ri i bërë në Britaninë e Madhe së fundmi ka treguar simptomat më të zakonshme që shfaqin personat e infektuar me variantin e ri të koronavirusit, të cilat janë shumë më të ndryshme nga ai origjinal.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, personat që janë infektuar nga “mutacioni i Kentit” shfaqin më shumë simptomat e kollës, dhimbjes së fytit, lodhjes dhe dhimbjes muskulore. Këto janë ndryshe nga simptomat e listuara më herët në NHS për variantin origjinal të koronavirusit që janë kollë, temperaturë dhe humbje të shijes dhe nuhatjes.

Studimi i prezantuar të martën tregon se “personat pozitivë me variantin e ri të koronavirusit raportojnë simptoma të reja apo ato klasike, por shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe nuhatjes”.

Ndërsa ndryshimi më i madh mes të dyja varianteve është se me të riun janë ulur ndjeshëm rastet që raportojnë temperaturë të lartë.

Varianti i ri i koronavirusit ishte ai që shkaktoi një rritje të numrit të personave të shtruar në spitale në mes të dhjetorit, që çoi në vendimin e qeverisë për të shtuar masat shtrënguese.

Më të lexuarat