Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shurupi natyral me vetëm 4 përbërës që shëron kollën njëherë e mirë

Postuar: 20/11/2018 - 11:14

Kolla, veçanërisht kolla e thatë është drobitëse dhe shumë e sikletshme.

Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

Si të largoni kollën në mënyrë natyrale

Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë çaji me shafran pluhur, të cilin e gjeni në markete

3 limonë

3-4 cm xhenxhefil në copa

2-3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja

Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser.

Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser.

Më pas shtoni shafranin e Indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë.              

Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

Sipas të dhënave xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

Mjalti qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

AgroWeb.org ju rekomandon që të vizitoheni patjetër tek një mjek profesionist për të zbuluar shkakun e vërtetë të kollës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 22:32

Tentativa e një gruaje kohët e fundit për spastrim të toksinave të trupit duke pirë 1 litër salcë soje brenda disa orëve, shkoi tmerrësisht keq, teksa ra në koma dhe pësoi dëmtime të përhershme të sistemit nervor.

Postuar: 11/12/2018 - 20:23

Ka 2 arsye kryesore pse mund të kemi probleme me stomakun: stresi i përhershëm dhe probleme me an

Postuar: 11/12/2018 - 18:02

Një studim i ri i  University of Surrey në Britani ka zbuluar një lidhje mes meditimit dhe

Postuar: 11/12/2018 - 13:50

Përdorimet e terapisë me avull datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë.

Postuar: 11/12/2018 - 09:42

Spinaqi konsiderohet si një bimë e shkëlqyer për shëndetin e organizmit.

Postuar: 11/12/2018 - 09:30

Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturav

Postuar: 11/12/2018 - 08:46

Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë.