Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si e shton alkooli rrezikun e kancerit?

Postuar: 09/09/2018 - 11:57

Janë të shumta ndërlikimet që shkakton konsumimi i tepërt i alkoolit në shëndetin e përdoruesit. Përdorimi i tij në sasi të mëdha shton rrezikun për shkatimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
 
Dëmtimi i indeve të trupit
 
Alkooli mund të veprojë si një ngacmues, veçanërisht në gojë dhe në fyt. Qelizat që janë dëmtuar nga alkooli duke u përpjekur të riparojnë vetveten, çojnë në ndryshimet e ADN-së që mund të jenë një hap drejt kancerit. 
Bakteriet që zakonisht jetojnë në zorrën e trashë dhe rektum mund të konvertojnë alkoolinnë sasi të mëdha të acetaldehidit, një kimikat që është treguar se shkakton kancer në kafshët laboratorike.
 
Efektet në kimikate të tjera të dëmshme
 
Alkooli mund të ndihmojë kimikate të tjera të dëmshme, të tilla si ato në tymin e duhanit, të hyjnë më lehtë në qelizat që mbulojnë traktin e sipërm të tretjes. Kjo mund të shpjegojë pse kombinimi i pirjes së duhanit dhe alkoolit ka më shumë gjasa të shkaktojë kancer në gojë ose në fyt, sesa vetë pirja e duhanit ose alkoolit. Në raste të tjera, alkooli mund të ngadalësojë aftësinë e trupit për të prishur dhe larguar disa kimikate të dëmshme.
 
Efekti në thithjen e folateve ose ushqyesve të tjerë
 
Alkooli mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të absorbuar disa lëndë ushqyese, siç është folati. Folati është një vitaminë që ndihmon qelizat në trup të qëndrojnë të shëndetshme. Përthithja e lëndëve ushqyese, të cilat shpesh kanë nivele të ulëta të folatit, mund të jetë edhe më e keqe gjatë përdorimi të tepërt të alkoolit. Këto nivele të ulëta mund të ndikojnë në rrezikun e disa kancereve, të tilla si kanceri i gjirit dhe kolorektal.
 
Efektet në estrogjen ose hormonet e tjera
 
Alkooli mund të rrisë nivelet e estrogjenit, një hormon i rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e indeve të gjirit. Kjo mund të ndikojë në rrezikun e kancerit të gjirit të një gruaje.
 
Efektet mbi peshën trupore
 
Alkooli i tepërt mund të shtojë kalori shtesë në dietë, gjë që mund të kontribuojë në shtimin e peshës në disa njerëz. Dihet se të jesh mbipeshë ose obezë shton mundësitë për të rritur rreziqet e shumë llojeve të kancerit./ATA/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 22:45

Lëkura është organi më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, si moti, klima, vendi etj. Prandaj duhet gjithmonë e kuruar dhe e hidratuar, sidomos tek femrat.

Postuar: 21/09/2018 - 22:09

Ndoshta kohët e fundit keni filluar të njihni një partner të ri dhe po përpiqeni të mendoni për m

Postuar: 21/09/2018 - 20:12

Pas një nate të gjatë konsumimi alkooli pjesa më e madhe prej nesh “luten” para tuale

Postuar: 21/09/2018 - 19:50

 Administrata e ushqimit dhe drogës nga ngritur alarmin se shumë njerëz janë paraqitur me ri

Postuar: 21/09/2018 - 19:30

Periudha më e bukur për një femër është shtatzania edhe pse është dhe periudha më e vështirë gjat

Postuar: 21/09/2018 - 19:27

Në kuzhinë shpesh bëjmë gabime që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore pak a shumë serioze.

Postuar: 21/09/2018 - 19:19

Fasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, brazili