BREAKING NEWS

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën: Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x

Shëndeti

Si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor të njerëzve?

Si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor të

Një studim i ri ka zbuluar se koha e ngrënies së ushqimit, mund të ndikojë mbi shëndetin mendor të njerëzve, përfshirë nivelet e humorit të lidhura me depresionin dhe ankthin. Ekspertët nga “Brigham and Women’s Hospital”, kryen një studim që simulonte punën gjatënatës, dhe më pas testoi efektet e të ngrënit gjatë ditës dhe natës, përkundrejt ngrënies vetëm gjatë ditës.

Ekipi zbuloi se midis pjesëmarrësve në grupin që hante ditën dhe natën, nivelet e humorit të ngjashëm me gjendjen depresive u rritën me 26 për qind, ndërsa nivelet e humorit të ngjashme me ankthin 16 për qind. Pjesëmarrësit në grupin e atyre që hanin vetëm gjatë ditës nuk e përjetuan këtë rritje, gjë që sugjeron se koha e ngrënies mund të ndikojë shumë nëluhatjen e humorit tek njerëzit.

Rezultatet e studimit u publikuan në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

“Të dhënat tona ofrojnë prova në lidhje me kohën e ngrënies së ushqimit, si një strategji e re për të minimizuar potencialisht luhatjen e humorit tek individët që përjetojnë mospërputhje qarkore, siç janë njerëzit që punojnë në turnin e natës, që përjetojnë vonesa në udhëtimin me avion apo që vuajnë nga çrregullime të ritmit cirkadian“- deklaroi njëri nga ekspertët FrenkShir, Drejtor i Programit të Kronobiologjisë Mjekësore në Divizionin e Gjumit dhe Çrregullimeve Cirkadiane në “Brigham and Women’s Hospital”.

Punëtorët me turne, përbëjnë deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në shoqëritë industriale,dhe janë direkt përgjegjës për shumë shërbime spitalore, punët në fabrika dhe shërbimet etjera thelbësore. Ata përjetojnë shpesh një mospërputhje midis orës së tyre qendrore cirkadiane në tru dhe sjelljeve të përditshme, si ciklet e gjumit/zgjimit dhe agjërimit/ngrënies. Ata janë gjithashtu 25–40 për qind më të rrezikuar të preken nga depresioni dhe ankthi. Për të kryer studimin, Shir dhe kolegët rekrutuan 19 vullnetarë (12 burra dhe 7 gra) për studimin e tyre. Pjesëmarrësit u detyruan të qëndronin për 4 “ditë” 28-orëshe nën një mjedis të ndriçuar nga një dritë e zbehtë.

“Ditën e katërt, ciklet e tyre të sjelljes u përmbysën me 12 orë, duke simuluar punën e natës dhe duke u shkaktuar mospërputhje në ritmet cirkadiane. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në njërin nga dy grupet:Grupi i Kontrollit i Vakteve të Ditës dhe Natës, që konsumonte ushqim sipas një cikli 28-orësh (pra ngrënie gjatë natës dhe ditës, gjë që është tipike për punëtorët qëturnit të natës) dhe Grupi i Ndërhyrjes vetëm për Vaktet Ditore, që konsumonte vakte në një cikël 24-orësh (pra duke ngrënë vetëm gjatë ditës).

Ekipi vlerësoi çdo orë nivelet e humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin. Ai zbuloi se koha e vaktit ndikonte ndjeshëm në nivelet e humorit të pjesëmarrësve. Gjatë ndërrimit të simuluar të turneve (dita 4), ata që ishin në Grupin e Kontrollit të Vakteve të Ditës dhe Natës,kishin nivele të humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin, krahasuar me ditën e parë.

Ndërkohë ata në grupin e dytë nuk treguan asnjë ndryshim në humorin e tyre. Gjithsesi,kërkohen studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ndryshimet në kohën e ngrënies, mund të ndihmojnë ata që përjetojnë çrregullime depresive dhe të ankthit.