Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si nuk e kemi ditur më parë/ Çaji mrekullibërës për organizmin tonë

Postuar: 06/12/2018 - 08:34

Ekspertët thonë se rrepat në dimër dhe xhenxhefili në verë mban mjekun larg.

Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit. Vlerat e tij shkojnë përtej një stine të vetme.

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet, shpjegojnë ekspertët.

Ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Këto vlera nuk janë legjenda urbane, tashmë janë të miratuara shkencërisht.

Një studim i publikuar në Qendrën e Bioteknologjisë i jep fund spekullimeve.

Ky studim shpjegon përfitimet e xhenxhefilit për problemet e sistemit tretës, për problemet e stomakut gjatë udhëtimit dhe jo vetëm kaq.

Kërkimet për të mirat që vijnë nga konsumimi i xhenxhefilit vazhdojnë.

Disa prej tyre sugjerojnë që ky produkt pikant përdoret edhe në luftën kundër disa llojeve të qelizave të dëmshme që kërcënojnë organizmin.

Vlerat anti-tumorale të xhenxhefilit janë të dokumentuara. Ato theksohen shumë në një studim të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese.

E njëjta substancë (gingerol) e bën xhenxhefilin pikant dhe lufton problemet serioze të sistemit tretës dhe zorrëve.

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artitit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozave të stinës.

Çaji i Xhenxhefilit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.

Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina apo deti.

Përmirëson performancën e stomakut në tretje.

Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit duhen të zieni në 250 mililitra ujë, 2 cm xhenxhefil të prerë në feta ose i grirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 19:57

Pasi dobësohen shumë persona nuk arrijnë dot të humbin shëndetin e fituar në fytyrë dhe kjo kthehet shpesh në problem për paraqitjen.

Postuar: 10/12/2018 - 18:40

Telefoni është kthyer në një mjet të pandashëm teknologjik në përditshmërinë tonë.Përmes tij ne k

Postuar: 10/12/2018 - 18:38

Doktori gjerman Maren Franz ka kryer një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i ka përmbledhu

Postuar: 10/12/2018 - 13:58

Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.

Postuar: 10/12/2018 - 13:57

Si të humbas peshë, pa vajtur në palestër?
 

Postuar: 10/12/2018 - 13:48

Gjakderdhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës

Postuar: 10/12/2018 - 10:01

Përpara shpikjes së frigoriferëve me ngrirje, ruajtja afatgjatë e ushqimeve bëhej me ndihmën e dë