Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si nuk e kemi ditur më parë/ Zbuloni çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse hani panxhar çdo ditë

Postuar: 20/03/2019 - 14:12

Panxhari është një zhardhok të cilit i janë thurur shumë lavde për shkak të vlerave fantastike që ofron për shëndetin e njeriut.

Në praktikë, kjo perime e nëntokës merr prej saj vlerat dhe ushqyesit më të mirë e të rëndësishëm për organizmin.

Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit.

Në këtë artikull do të zbuloni përfitimet që do të marrë organizmi nëse hani panxhar çdo ditë.

Performancë Më e Mirë Fizike

Studimet kanë konfirmuar se lëngu i panxharit përmirëson forcën e njeriut gjatë aktivitetit fizik dhe i jep atij më shumë energji.

Ky lëng duhet pirë 90 minuta përpara aktivitetit fizik ndërkohë që efekti i tij jepet 2-3 orë pas tretjes.

Peshë Më E Shëndetshme

Njerëzit që hanë më shumë panxhar ose pjnë lëngun e tij rregullisht kanë tendencën të bëjnë zgjedhje më të mençura ushqimore.

Falë tyre, por edhe vlerave të rëndësishme që ofron panxhari, ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore bëhet më e lehtë.

Tensioni i Ulët i Gjakut

Panxhari është një perime shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut dhe konsiderohet si një trajtim alternativ mjekësor ndaj hipertensionit.

Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht si një kurë e rëndësishme kundër tensionit të lartë.

Qarkullimi i Gjakut

Panxhari ka tendencën të hapë enët e gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin e tij.

Ky efekt vërehet kur panxhari konsumohet rregullisht i gatuar ose në formën e lëngut.

Tretje Më e Mirë

Panxhari është shumë i pasur me fibër.

Një racion me panxhar ofron 3.8 gramë fibë ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fibra është e mrekullueshme për sistemin tretës.

Gjumë Më I Mirë

Përbërësit aktivë të panxharit përmirësojnë shumë funksione të trurit përfshirë: aftësitë e të nxënit, kujtesën, transmetimin e impulseve nervore dhe zbutjen e inflamacionit kronik.

Për më tepër, këto substanca aktive janë domethënëse për përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Kujdes

Lëngu i panxharit është shumë i fuqishëm dhe nëse e teproni mund të shkaktojë kaos në sistemin tretës.

Konsumi i tepruar i lëngut të panxharit shkakton akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi./AgroWeb

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 20:15

Shkencëtarët janë një hap më afër për të zbuluar se çfarë po shkakton një sëmundje misterioze si polio, e cila goditi dhe paralizoi qindra fëmijë në Britani dhe SHBA vitin e kaluar.

Postuar: 19/04/2019 - 13:26

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një doz

Postuar: 19/04/2019 - 13:18

Mendoni që llaku i flokëve shërben vetëm për të kontrolluar flokët e padisiplinuar epo e keni gab

Postuar: 19/04/2019 - 11:39

Humbja e peshës është një nga objektivat kryesore të shumë njerëzve, si nga pikëpamja estetike dh

Postuar: 19/04/2019 - 09:48

Një marrëdhënie midis një mashkulli dhe një femre kërkon përkushtim dhe kjo do të thotë që me koh

Postuar: 19/04/2019 - 08:45

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm.

Postuar: 19/04/2019 - 08:21

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit