Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si nuk i kemi ditur më parë/ Mënyrat natyrale për uljen e yndyrave në gjak

Postuar: 16/04/2019 - 10:02

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës.

Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.

Ato depozitohen në inde por edhe qarkullojnë në gjak.

Shkaktarët Kryesorë të Yndyrnave Të Larta Në Gjak

Ushqyerja me produkte me shumë yndyrë dhe mbipesha, janë shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të yndyrnave.

Përveç tyre, niveli i yndyrnave në gjak mund të rritet edhe si pasojë e :

Sëmundjeve të mëlçisë, tiroides dhe veshkave,

Diabetit të tipit 2,

Duhanpirjes,

Alkooli

Medikamentet me bazë kortizoli

Cilat Janë Nivelet Normale Të Yndyrnave Në Gjak

Trigliceridet në gjak duhet të jenë nën 150 mg/dl.

Treguesit mbi këtë nivel konsiderohen të larta.

Vlerësimi i këtij niveli bëhet nëpërmjet analizave të gjakut dhe kryesisht kolesterolit.

Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.

Si Të Ulni Nivelin E Yndyrnave Në Gjak Në Mënyrë Natyrale

Nivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.

Sipas të dhënave të AgroWeb ekspertët rekomandojnë mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.

Kufizimi I Sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave.

 

Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Eliminoni Bukën Dhe Makaronat

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak.

Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Aktiviteti Fizik

Duke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes.

Një studim ka zbuluar se vetëm një orë pas aktivietit fizik, niveli i yndyrnave ulet.

Shmangni Yndyrnat E Ngopura

Për të ulur yndyrnat në gjak, shmangni yndyrnat me bazë shtazore.

Këto yndyrna gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.

Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen.

Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyrna të dëmshme.

Kufizimi I Alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkoli konvertohen shumë shpejt në yndyrna dhe magazinohen në trup.

Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.

Rënia Në Peshë

Studimet konfirmojnë se rënia në peshë ul më tej nivelin e triglicerideve.

Diabetikët që humbasin 5 deri në 10 përqind të peshës trupore në një vit pësojnë një rënie të triglicerideve prej 40 mg/dl.

Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të mbajnë një regjim ushqimor me pak karbohidrate .

Ushqimet më të mira kundër yndyrnave në gjak janë: tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 12:36

Sipas një studimi, edhe ngrënia e sasive të vogla të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar, siç është mishi i derrit, mund ta rrisë rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.

Postuar: 19/04/2019 - 20:15

Shkencëtarët janë një hap më afër për të zbuluar se çfarë po shkakton një sëmundje misterioze si

Postuar: 19/04/2019 - 13:26

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një doz

Postuar: 19/04/2019 - 13:18

Mendoni që llaku i flokëve shërben vetëm për të kontrolluar flokët e padisiplinuar epo e keni gab

Postuar: 19/04/2019 - 11:39

Humbja e peshës është një nga objektivat kryesore të shumë njerëzve, si nga pikëpamja estetike dh

Postuar: 19/04/2019 - 09:48

Një marrëdhënie midis një mashkulli dhe një femre kërkon përkushtim dhe kjo do të thotë që me koh

Postuar: 19/04/2019 - 08:45

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm.