BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Policia e Tiranës zbarkon në lokalet e kryeqytetit, arrestohen 3 persona, dyshohet se...

Çfarë po ndodh? Policia e Tiranës zbarkon në lokalet e
x

Shëndeti

Si nuk i paskemi ditur më parë/ Këto janë vlerat shëndetësore të misrit të pjekur, do të surprizoheni kur t’i mësoni

Si nuk i paskemi ditur më parë/ Këto janë vlerat

Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të ziera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar.

Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve.

Misri është i pasur me ushqyes

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.

Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.

Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla

Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për bakteret e mira

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.

Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

Pasuri fibrash

Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.

Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta.

Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët.

Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme.

Si t’i ruani

Nëse gjethet janë të thata dhe pa jetë, atëherë do të thotë që misrat janë të vjetër dhe pa shije.

Pas blerjes, konsumojini misrat shpejt, ose ruajini të paketuar në frigorifer për të mbajtur të pacënuar shijen, aromën dhe lagështinë.

Kallinjtë e misrit mund t’i valoni lehtë dhe më pas të shkëpusni kokrrat e tyre.

Ato mund t’i ruani për një periudhë mjaft të gjatë të paketuar dhe në ngrirje.

Pa diskutim kështu janë zgjedhje më e mirë se kokrrat e gatshme të konservuara.

Misrat e verdhë janë një përbërës mjaft i shëndetshëm, sidomos për sallatat tuaja të freskëta, si edhe një shtesë e mrekullueshme e turshive dimërore.

Misrat mund t’i piqni edhe në furrë apo në zgarën e sobës./AgroWeb.org