Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si ta dimë që na mungojnë proteinat?

Postuar: 20/07/2018 - 22:55

Mungesa e proteinave është fenomen veçanërisht i rëndësishëm i cili duhet të monitorohet në qoftë se ushtroni dhe e formësoni trupin tuaj gjatë periudhës së verës.

Zbuloni sinjalet që i dërgon trupi juaj dhe përqendrohuni në konsumin më të shpeshtë të mishit, qumështit, produkteve arrore dhe bishtajore, shkruan Men’s Health.

Keni dëshirë të rritur për ëmbëlsira

Edhe pse është më e logjikshme që ta keni një dëshirë të rritur për vezë apo mish, realiteti është ndryshe. Një nga funksionet më të rëndësishme të proteinave është se e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye mungesa e tyre në trup rrit dëshirën për ëmbëlsira.

Nuk mund të përqendroheni

Niveli i ekuilibruar i sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të qëndruar të fokusuar. Kur ju mungojnë proteinat, niveli i juaj i glukozës ndryshon dhe shkakton dekoncentrim.

Rënia e flokëve

Proteinat e forcojnë dhe mbrojnë organizmin, kështu që nëse zvogëlohet sasia e tyre, rriten gjasat që flokët t’ju bien gjithnjë e më shumë, si dhe t’ju dobësohen qimet.

Ndjenja e plogështisë

Sigurisht keni mësuar deri tani se proteinat janë shumë të rëndësishme për muskujt, kështu që çdo plogështi apo mosdisponim lidhet me mungesën e proteinave në trup.

Shpesh jeni të sëmurë

Vëllimi i zvogëluar i bicepseve nuk është problemi më i madh i cili mund të shfaqet në procesin e mangësisë së proteinave. Nëse jeni shpesh të sëmurë dhe të ftohur, apo ju bie vazhdimisht imuniteti, kjo është edhe një shenjë që keni mungesë të proteinave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 22:03

 Shpeshherë na dhemb koka, dhimbje e cila mund të shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetimet e ndryshme emocionale.

Postuar: 12/12/2018 - 20:32

Konsumimi i bananes së gjelbër mund të tingëllojë i çuditshëm për shumë njerëz, por ka një numë

Postuar: 12/12/2018 - 20:13

Është një nektar shumë i përdorur në kuzhinë, i pasur me cilësi terapeutike dhe shumë përfitime p

Postuar: 12/12/2018 - 19:37

Pas një dite të lodhshme, stresuese dhe ajrit të ndotur dhe me pluhur gjatë gjithë ditës, lëkura

Postuar: 12/12/2018 - 18:58

Rrudhat janë një makth për të gjithë.

Postuar: 12/12/2018 - 14:44

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur n

Postuar: 12/12/2018 - 14:23

Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion.