Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si ta kuptoni nëse keni gurë në veshka dhe çfarë duhet të bëni

Postuar: 14/11/2018 - 09:59

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Ata shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

Në këtë artikull do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

Urinë me njolla gjaku,

Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

Ju rekomandojmë këshillimin me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A Mund Të Përdoren Medikamente Kundër Tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes.

Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.

Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A është e nevojshme kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.

Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

Ka procedura siç është litotripsia që zgjat një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop,  e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.

Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.

Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve?

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 18:58

Të kesh dhëmbë të bardhë është dëshira e shumë njerëzve dhe për ata që nuk i kanë, përpiqen ta arrijnë këtë përmes teknikave të reja dentare.

Postuar: 18/02/2019 - 18:15

Edhe pse meshkujt vuajnë më shumë nga rënia e flokut, janë vajzat ato që ankohen më shpesh.

Postuar: 18/02/2019 - 17:56

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë tronditur botën me studimin e tyre.Ata prete

Postuar: 18/02/2019 - 08:05

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronik

Postuar: 17/02/2019 - 22:56

Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afa

Postuar: 17/02/2019 - 22:47

Tani që mësimi në shkolla ka filluar përsëri, është koha e përkryer për të menduar për ushqimet

Postuar: 17/02/2019 - 20:01

Domatet janë të pasura me likopene që ngadalësojnë procesin e plakjes.