Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si ta kuptoni nëse pikat e bardha janë normale apo kancerogjene? Nëse këto gunga fillojnë të ndryshojnë ngjyrë atëherë...

Postuar: 08/11/2019 - 09:51

Shumica e njerëzve, përballen me gunga të vogla dhe të bardhë në fytyrë, të cilat në shumicën e herëve janë të zakonshme, mirëpo në disa raste janë si shenjë e problemeve më serioze në lëkurë.

Zakonisht këto pika të bardha shkaktohen nga bllokimi i qelizave të vdekura brenda lëkurës, ose nga sasia e tepërt e yndyrës në lëkurë. Ato shfaqen zakonisht në zonën përball syve, hundës dhe ballit. Trajtimi i tyre zakonisht bëhet me anë të eksfoliantëve natyralë apo me metoda kirurgjike.

Një lloj tjetër i këtyre pikave janë hiperplazitë dhjamore, të cilat mund të jenë të forta ose të buta. Ato shkaktohen zakonisht nga gjëndrat dhjamore në brendësinë e lëkurës. Edhe këto nishane mund të trajtohen me metoda kirurgjikale ose mund të lihen deri sa të zhduken vet.

Kistat dhjamore gjithashtu janë një lloj i nishaneve, që kanë ngjyrë mishi, kanë sipërfaqe të butë dhe ndodhen nën lëkurë. Nuk janë serioze dhe mund të largohen vet ose me anë të ndonjë metode tjetër mjekësore.

Keratozat aknitike janë gjithashtu një lloj i gungave, që shfaqen zakonisht afër veshëve, shpatullave ose në duar. Këto keratoza janë të rrezikshme sepse mund të bëhen kancer të lëkurës, nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur.

Kur këto gunga fillojnë të ndryshojnë ngjyrë, bëhen më të forta dhe në formë të plagëve, atëherë duhet patjetër të konsultoheni me një mjek, për shkak se mund të jenë shenja të kancerit të lëkurës. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 10:03

1. Stresi: Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të qetësohen gjatë një periudhe stresuese.

Postuar: 13/11/2019 - 19:01

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla.

Postuar: 13/11/2019 - 09:41

Nëse i hidhni një sy duarve, atëherë do kuptoni se sa shumë thonë për shëndetin tuaj.

Postuar: 12/11/2019 - 23:51

Një në katër të moshuar në Evropë do të kenë degjenerim makular.

Postuar: 12/11/2019 - 14:32

Jemi në mesin e vjeshtës, dhe si çdo vit tjetër, në çdo farmaci lexojmë njoftimin e fillimit të s

Postuar: 11/11/2019 - 15:54

Te flokët ekziston një ”spiun” molekular që lejon të zbulohet skizofrenia edhe para s

Postuar: 11/11/2019 - 15:48

Për gratë, të cilat vuajnë nga forma trefishe e kancerit të gjirit, e cila është forma më e rëndë