
Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Si ta kuptoni që kollën e keni alergjike apo jeni ftohur? Këto janë kurat që iu vijnë në ndihmë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.
Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive.
Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar?
Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme.
Është shumë e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur.
AgroWeb.org ju tregon një listë me këshilla të cilat duhet të merni parasysh për të bërë këtë ndarje.
Alergjitë
Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë.
Ajo shfaqet papritur dhe zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë.
Mund të shkaktohen nga pluhuri , një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash.
Në rastin e alergjisë përveç kollës ju nuk do të përjetoni simptoma të tjera siç janë dhimbjet trupit apo temperatura.
Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve.
Kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën e cila shkakton alergjitë.
Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar atëhere me shumë mundësi ju po vuani nga ndonjë alergji
Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje dhe ndjesia është ajo e gërvishtjes dhe deshirës për ta kruajtur njësoj siç ndodh me lëkurën atëherë po vuani nga ndonjë alergji.
Ftohja
Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.
Kjo lloj kolle shfaqet edhe gjatë ditës, por përkeqesohet natën duke penguar gjumin e qetë.
Kolla e ftohjes ndryshe nga alergjitë është e avashtë dhe zgjat 3-14 ditë.
Në rastet e ftohjeve do të keni edhe sekrecione të shumta të hundës apo dhimbje të fytit të cila vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke ju penguar të konsumoni lehtësisht ushqim.
Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit.
Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe dafine në një filxhan çaji dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Pijeni para gjumit.
Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente. Çaji i mentes është një balancues natyral i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup.
Përgatitja
1 lugë mente e thatë (10gr)
1 lugë mjalt (25gr)
1 flixhan ujë (250ml)
Kollën që shkaktohet nga gripi apo ftohja mund ta qetësoni duke përdorur çaj bliri.
Çaji i blirit ul temperaturën e turpit dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.
1 çaj bliri (10gr)
Pak sheqer ose mjaltë
1 filxhan ujë (250ml)/AgroWeb.org
Më të lexuarat


Mbron trurin dhe forcon imunitetin, zbuloni kurën me vlera të mrekullueshme për shëndetin

Kamomil dhe kos, kura për një ndër problemet më të përhapura sidomos për femrat

Pas kësaj fotoje, s’do ta përdorni më tharësen e duarve në lokale!

Shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit, pa shkuar te dentisti

Ju duhen vetëm dy përbërës që i keni të gjithë në shtëpi/ Vendoseni në gjoks dhe do shëroheni nga sëmundjet që prekin shumicën e shqiptarëve këto kohë

Lufton tensionin e lartë të gjakut, kjo është bima e çmuar shumë e kërkuar nga të gjithë

Forcon imunitetin dhe lufton kollën e thatë, mësoni si ta përgatisni vet shurupin natyral që jep efekt menjëherë

Publikohet studimi i ri për koronavirusin: Kjo është një tjetër simptomë e dhimbshme që përjetojnë personat e infektuar

Hani një kokërr mollë çdo ditë dhe do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

E kemi ditur shumë gabim/ Këto janë arsyet përse nuk duhet larë trupi me sapun
