Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të përgatisni vetë në shtëpi antibiotikun natyral që shëron çdo sëmundje

Postuar: 20/11/2018 - 09:23

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.

Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive.

Sipas të dhënave mjalti është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral.

Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.

Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës.

Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për një gjumë të qetë dhe të patrazuar.

Kanella nga ana tjetër është një nga erëzat më mirëbërëse për njeriun.

Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut.

Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.

Sipas informacioneve, kanella lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.

Përfitimet që mund të merrni nga kombinimi i kanellës dhe mjaltit

Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin.

Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.

Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë,  si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Çaj me mjaltë dhe kanellë për shëndet të mirë

Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni të dyja dhe të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme.

Në një enë të vogël  përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë dhe, nëse dëshironi i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje.

Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin tuaj të preferuar dhe pasurojeni atë duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë.

Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 12:53

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme. Një numër i madh i njerëzve në të gjithë botën janë të prekur nga kjo sëmundje, e cila në disa raste bëhet e rrezikshme për jetën.

Postuar: 24/05/2019 - 11:13

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gj

Postuar: 24/05/2019 - 09:19

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet.

Postuar: 24/05/2019 - 08:50

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në qoftë se keni pësuar të paktën për

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në d

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Ushqyerja në syfyr është shumë e rëndësishme pasi koha e agjërimit është e gjatë.

Postuar: 22/05/2019 - 21:09

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëv