BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Shëndeti

Si të ruajmë dhe vjetrojmë verë në shtëpi?

Si të ruajmë dhe vjetrojmë verë në shtëpi?

Të pasurit verë në shtëpi, nuk është thjesht një nevojë për të qerasur miqtë që trokasin për vizitë. Vera është më shumë, një  pije e dashur që nuk duhet të mungojë në vaktet dhe festimet tuaja. Ndaj me pak përkujdes dhe pasion ju mund të keni këndin tuaj ku mund të ruani apo vjetroni shishet më të dashura.

Vjetrimi i verës ngjall kureshtje e ngjason me një eksperiment për të cilin ju prisni rezultate të shkëlqyera. Gjatë vjetrimit profili organoleptik i verës do të pësojë ndryshime, ndaj sugjerojmë që për ç’do verë të keni së paku 2-3 shishe. Kështu ju mund të hapni kohë pas kohe shishe të së njëjtit lloj dhe të përcaktoni nëse vera do të vazhdojë apo jo vjetrimin.

Si fillim zgjidhni zonën më të freskët dhe të errët të shtëpisë tuaj. Temperaturat e larta do ta përshpejtonin vjetrimin e verës e ndërsa prania e dritës do i japë verës aroma dhe shije jo të këndshme. Temperatura duhet të jetë midis 15-20°C për të qëndruar konstante gjatë gjithë kohës dhe lagështia e ambjentit 70%.  Raftet për të vendosur ver?n sugjerohen të jenë prej druri, por edhe prej metali nuk do të përbënte problem.

Këto kushte të krijuara ju lejojnë të vjetroni verë të kuqe për 2-10 vite dhe verën e bardhë për 2-3 vite. Verërat me përmbajtje të mëdha taninash dhe aciditet të lartë janë zgjedhjet më të mira për ta nisur këtë ide. Rreshtoini shishet në rafte të shtrira në mënyrë që tapat të mbahen të lagura dhe gjatë kësaj kohe që vera po vjetrohet mbrojini ato dhe nga lëvizjet më të vogla.  

Këtë pjesë të shtëpisë mund ta dekoroni sipas dëshirës tuaj, me mjete për degustimin e verës, por kurrsesi me sende apo ushqime që lëshojnë aroma të forta. Aromat ndikojnë negativisht tek vera, që me sa duket ‘frymon’ ndjeshëm.