Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si t’i shmangni flokët e thinjur në moshë të re?

Postuar: 15/11/2018 - 18:40

Pas shumë eksperimentesh nga dermatologë britanikë, u zbulua se deri në moshën 50-vjeçare, 50% e popullsisë së botës ka të paktën 50% të flokëve gri. Përveç kësaj, flokët e njerëzve me lëkurë të bardhë fillojnë të kthehen në gri pas të 30-ave, flokët e popullësisë aziatike rreth 40 vjeç dhe flokët e njerëzve me lëkurë të errët – pas 40 vjeç.

Është një proces i natyrshëm i quajtur depigmentimi; megjithatë, nganjëherë flokët gri mund të fillojnë të shfaqen në moshën 20 ose 30. Përse ndodh kjo? Rritja e flokëve dhe ngjyra varet nga struktura dhe melanina, e cila përbëhet nga eumelanin dhe pheomelanin dhe, në varësi të sasisë dhe përqindjes së këtyre pigmenteve, formohet tërë spektri i ngjyrave të flokëve.

Aktiviteti i melaninës zvogëlohet me moshën ose nën ndikimin e proceseve që ndodhin brenda trupit. Ajo fjalë për fjalë ndalon bashkëpunimin me proteinat e flokëve dhe kjo është se si flokët gri fillojnë të shfaqen në rrënjë. Disa nga arsyet pse formohen janë: Trashëgimia gjenetike, problem me tiroidet, mungesë e vitmaninës B dhe mungesë hekuri, medikamente të ndryshme, pirja e cigares etj.

Si mund të përballeni me to? Ndryshoni regjimin ushqimor: konsumoni më shumë ushqime me vitamina B12. Vizitoni një mjek dhe bëni një kontroll për tiroidet. Bëni një masazh në rrënjet e flokëve rregullisht dhe mundohuni që të keni një model flokësh modern. Gjithashtu ndihmon përdorimi I maskave të ndryshme dhe kujdesja e flokëve.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 16:30

Zbuloni dietën e NASA-s që do ju ndihmojë të hiqni kilogramët e tepër në një mënyrë shumë të shpejtë. Kjo dietë ka pësuar bumin e saj gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Postuar: 20/02/2019 - 15:38

 Ekzistenca e lagështirës është një nga problemet më të zakonshme për të luftuar në shtëpinë

Postuar: 20/02/2019 - 15:24

Peshqirët janë normalisht një pjesë kyçe e rutinës higjienikë, por, sipas një eksperti, ata mund

Postuar: 20/02/2019 - 10:39

Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit.

Postuar: 19/02/2019 - 20:27

 Ka disa arsye të mira për të filluar gjumin lakuriq.

Postuar: 19/02/2019 - 18:44

Produktet kozmetike që ne blejmë çdo ditë për pastrimin e fytyrës sigurisht që janë efektive, p

Postuar: 19/02/2019 - 14:20

Është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.