BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Shëndeti

Sigurohuni që të ushqeheni shëndetshëm! Këto janë mënyrat se si të pastroni trupin nga toksinat

Sigurohuni që të ushqeheni shëndetshëm! Këto janë

Ekspertët thonë se sapo të zgjoheni të pini një gotë me ujë ku keni grirë xhenxhefil dhe shtuar lëngun e një gjysmë limoni. Xhenxhefili dhe limoni luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e trupit nga toksinat. Ato hidratojnë organizmin dhe nxisin pastrimin e sistemit tretës.

Mëngjesi

Për mëngjes, përgatisni një lëng të shëndetshëm e të gjelbër duke shtrydhur 3 kërcinj selino pa gjethe, 1 kastravec, 2 gjethe spinaq, një tufë majdanoz të freskët, një limon të vogël të qëruar dhe një mollë.

Ky lëng e furnizon trupin me shumë ushqyes, eliminon toksinat dhe mban bakteret larg.

Dreka

Në drekë sigurohuni që të hani sa më shumë sallata me shumë përbërës të shëndetshëm.

Ju mund të kombinoni kastravecët, karrotat, spinaqin, farat e susamit, avokadon, xhenxhefilin, domatet e gjithçka tjetër të shëndetshme.

Sallatat janë një mënyrë shumë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin.

Zemra

Darka

Darka duhet të jetë e lehtë dhe sërish me bazë perimesh.

Zgjidhni perimet që ju pëlqejnë dhe përgatisni një supë të ngrohtë e të pasur në vlera.

Për diçka të ëmbël, ju rekomandojmë kos me fruta pylli e pak mjaltë.

Para gjumit

Përpara se të mbyllni ditën, pini një gotë me çaj kamomili.