Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sinjalet që paralajmëron trupi kur keni nivel të lartë të sheqerit në gjak

Postuar: 21/07/2018 - 20:58

Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit. Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin.

Sipas ekspertëve, niveli i lartë i sheqerit në gjak, i quajtur si hiperglicemi zhvillohet shpesh tek personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Por mund të zhvillohet edhe në organizmat e paprekura nga diabeti por që kanë tendencën për tu prekur prej tij.    

Niveli i duhur apo jo i sheqerit në gjak mund të evidentohet përmes një testi të thjeshtë gjaku.

Por duke njohur sinjalet që jep trupi ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

Uria e tepërt

Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.

Rritje e etjes

Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.

Ndijesia e thatë në gojë

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës.

Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.

Plagë të vogla në trup

Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.

Infeksione të shpeshta

Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.

Rënia e peshë

Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.

Ketoacidoza

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1.

Simptomat e kësaj gjendjeje të rëndë shoqërohen me aromë të keqe të gojës, tharje e jashtëzakonshme e gojës, vjellje etj. Ketoacidoza është një gjendje kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 22:24

Problemet me stomakun dhe mëlçinë janë dy prej komplikacioneve ndoshta më të përhapura te njerëzit.
 

Postuar: 08/12/2018 - 22:41

Çokollata është ndër produktet që konsumohet më shumë në botë.

Postuar: 08/12/2018 - 22:14

Përgjatë viteve të fundit është rritur shumë numri i personave të cilët janë prekur nga kanceri

Postuar: 08/12/2018 - 21:25

Lëngu i karrotes është një zgjedhje shumë e mirë për ata që duan të bien në peshë, veç kësaj ai ë

Postuar: 08/12/2018 - 19:54

Debati nëse gjuhët e huaja kthjellojnë apo lodhin së koti trurin e njeriut ka vënë përballë lin

Postuar: 08/12/2018 - 17:57

Sipas udhëzimeve më të fundit dietike, rekomandohet që një person duhet të hajë 2,300 miligramë

Postuar: 08/12/2018 - 10:48

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë