
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Studimi/ 90% të personave që kanë kaluar koronavirusin nuk infektohen më, por u ndodh diçka

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021
Një studim i ri nga ekspertët britanikë thotë se personat që kanë mposhtur koronavirusin kanë të njëjtin nivel mbrojtje me pacientët e vaksinuar.
Shëndeti Publik i Anglisë zbuloi se mundësia për të mos u infektuar sërish është 90%. Në studimin më të madh të këtij lloji, i cili përfshin 21 mijë punonjës të Shëndetit Publik të Anglisë, ekspertët zbuluan se pjesa më e madhe e pacientëve kanë imunitet për të paktën 6 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen. Pavarësisht se është i vogël rreziku për të përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore, është e lartë mundësia e transmetimit të koronavirusit.
“Infektimi i parë duket aq i mirë sa vaksina, të paktën për një periudhë 6 mujore. Kjo ndihmon në imunitetin e popullatës dhe uljen e transmetimit të sëmundjes. Ndonëse duket lajm i mirë sepse mbron njerëzit nga infektimet e tjera, nuk është mbrojtje e plotë 100%.
Po, ekziston një përgjigje imune ndaj koronavirusit për të paktën 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për infeksionin pasi njerëzit mund të vijojnë ta transmetojmë. Ne duam të theksojmë që askush nuk duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të vijojë të mbrohet, sidomos personat që përfshihen në kategoritë më të rrezikuara”, tha udhëheqësja e studimit, Susan Hopkins.
Më të lexuarat


Rrëfimi rrëqethës i burrit që humbi gruan nga Covid-19: E shoqëroja në tualet, kollitej dhe i binte të fiktë! Në fund më tha që...

Dalin të dhënat në Norvegji, zbulohet pse ndërruan jetë 23 persona pas vaksinimit me Pfizer-BioNtech

Tmerrohet Serbia, nxjerr planin tronditës të Joe Biden

Të tjera paralajmërime të frikshme, ja çfarë po ndodh në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden

Shifra alarmante/ Franca regjistron qindra të vdekur dhe mbi 21 mijë raste të reja, zbardhet bilanci i 24 orëve të fundit

Stuhia polare Filomena është ndjerë në mbarë vendin/ Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin për ditët në vijim: Janari arktik, reshje dëbore dhe erëra të fuqishme

Tjetër largim nga kabineti i Donald Trump, jep dorëheqje sekretari amerikan i Shëndetësisë, tregon arsyen në letrën e bërë publike (Dokumenti)

Virusi i ri po shpërndahet me shpejtësi/ Ky shtet merr vendimin e menjëhershëm dhe mbyll të gjitha udhëtimet nga dita e hënë

Kush është kreu i ri i CDU-së, njeriu më i afërt i Merkel dhe krahu mbështetës, çfarë do të sjellë zgjedhja e tij

"Plotësisht një dështim"/ Biden merr vendimin më të fundit dhe tregon planet që pritet t'i vendos në zbatim dhe kërkesa urgjente që i ka bërë Kongresit
