BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Shëndeti

Studimi i fundit tregon gjithçka, çfarë i ndodh trurit tuaj nëse hani akullore? Shkencëtarët dalin në përfundimin që na gëzon të gjithëve

Studimi i fundit tregon gjithçka, çfarë i ndodh trurit tuaj

Akulloret janë të parapëlqyerat jo vetëm për fëmijëve por edhe të të rriturve.  Më shumë në stinën e verës, por jo vetëm në këtë stinë akulloret janë përveçse shumë të shijshme por edhe freskuese. Ato të japin mundësinë t’i konsumosh në shije të ndryshme, gjë e cila i bën aspak të mërzitshme. 

Sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup profesorësh në Universitetin e Tokios, është zbuluar se nëse hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit. Për të vërtetuar këtë, profesorët japonezë kryen një eksperiment me një grup personash. Ata duhet të konsumonin çdo ditë në mëngjes 3 lugë me akullore. Pas kësaj ata duhet të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Pasi ky eksperiment u bë për disa ditë rresht, u vërejt se personat të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave krahasuar me persona të tjerë të cilët nuk kishin ngrënë akullore për mëngjes.