Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi/ Kini kujdes nga konsumimi i margarinës, zbuloni çfarë dëmi ju shkakton

Postuar: 11/02/2019 - 19:52

Margarina nxit depresionin, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në procesin e të mësuarit, sipas studimeve të zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në universitetin ”Dokuz Eylul”, në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir.Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, në një prononcim për shtypin dha detaje lidhur me studimin e zhvilluar tek minjtë.

Ajo tregoi se kanë ushqyer ”minjtë me ushqime që kanë 10% vajra” dhe kanë studiuar se ”si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre”.
 
Harzadın theksoi se si rezultat i punimit shkencor, kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.
 
“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundnin të vendosnin se ku të shkonin. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në konteksin prefrontal, pra pjesën për vendimmarrje të trurit”, tha Harzadın.
 
“Niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatuara dhe të relaksuara dhe kapaciteti i të mësuarit ishte më i lartë tek ato”, shtoi ajo.
 
Ajo theksoi se periudha kohore e testimit tek minjtë prej dy muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu.Harzadın, gjithashtu duke folur për hulumtimin e bërë me margarinë, tha se në këtë kategori rezultatet janë “dëshpëruese”.
 
“Simptomat e depresionit ishin më të larta tek ky grup”, tha Harzadın.
 
Sipas saj, rezultatet më të mira gjatë hulumtimit i kanë marrë në testimet me gjalpin. Ajo e klasifikoi këtë rezultat si mrekulli.
 
“Ata që ushqehen me gjalp kanë një nivel të ulët të ankthit, nuk kanë depresion dhe niveli i të mësuarit është tejet pozitiv”, u shpreh ajo.
 
Ajo shtoi se në ushqim duhet të preferohet gjalpi dhe vaji i ullirit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 14:12

Sipas një studimi të fundit, një orë gjumë në ditë i bën shumë mirë shëndetit tuaj.

Postuar: 23/06/2019 - 10:26

Vera erdhi dhe sapo shkojmë në plazh, të gjithë pësojmë diegie, në rastet kur nuk mbrojmë veten n

Postuar: 23/06/2019 - 09:56

Njërëzit kanë ngrënë bukë prej qindra e mijëra vitesh.

Postuar: 21/06/2019 - 08:53

Nëse deri më sot keni pirë vetëm ujin me limon, tashmë ka ardhur koha të njiheni me fuqine e ujit

Postuar: 18/06/2019 - 19:02

Në verë, të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të s

Postuar: 18/06/2019 - 08:42

Ekziston një paralajmërim se ushqimi i përpunuar fast food që gjendet kudo dhe që përmban shumë k

Postuar: 16/06/2019 - 13:35

Kanceri, siç e dimë, është gjithmonë një e keqe për të gjithë. Ka kaq shumë faktorë të njohu