Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi, klima kontribuon në konsumimin e alkoolit

Postuar: 19/11/2018 - 13:19

Njerëzit që jetojnë në klimë të ftohtë, me më pak rreze dielli, janë më të ekspozuar ndaj konsumit të tepruar të alkoolit.

Kërkues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcaktuar një lidhje mes temperaturave mesatare, orëve të ditës dhe konsumit të alkoolit.

Të dhëna nga 193 shtete, sipas tyre ofrojnë prova se, klima kontribuon te konsumi i alkoolit dhe te sëmundjet e mëlçisë.

Një mjek skocez kërkon tashmë kufizime të publiciteteve për alkoolin gjatë muajve të dimrit.

“Ky është studimi i parë që tregon se, në zonat më të ftohta dhe ato me më pak diell konsumohet më shumë alkool dhe ka më shumë sëmundje të shkaktuara prej tij”, thotë Ramon Bataller, nga Qendra e Kërkimeve për Mëlçinë në Pittsburg.

Alkooli bën që të zgjerohen rrugët e qarkullimit të gjakut dhe rrit sasinë e gjakut të ngrohtë në lëkurë. Por, konsumi i tij lidhet edhe me depresionin, që synon të jetë i pranishëm më shumë atje ku drita e diellit mungon.

Studimi i publikuar “online” në gazetën “Helatology” shfrytëzonte të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Provat për lidhjen me klimën vijnë ndërkohë që OBSH-ja prezanton të dhëna të reja mbi konsumin e alkoolit në Europë.

OBSH thotë se nivelet e konsumit të alkoolit mbeten të larta dhe se, thuajse gjysma e meshkujve të rritur janë të rrezikuar në plan afatshkurtër dhe afatgjatë, nga probleme shëndetësore dhe sociale të lidhura me alkoolin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 09:44

Një studim gjerman ka treguar se si tensioni i lartë mund të ulet me muzikën klasike të Wolfgang Amaedus Mozart dhe atë të Johann Strauss, dy artistë dhe kompozitorë të mëdhenj të cilët kanë lënë pas vepra të paharr

Postuar: 22/05/2019 - 09:06

Prej vitesh është debatuar mbi faktin nëse vezët janë të mirë apo të këqija për ty?

Postuar: 21/05/2019 - 23:42

 Të gjithë ju që jeni në një lidhje, duhet të dini të dalloni se kur diçka po shkon keq, dhe

Postuar: 21/05/2019 - 21:34

Mënyra e keqe e jetesës dhe konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme shpijnë në akumulimin e panevo

Postuar: 21/05/2019 - 19:14

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën dhe sidomos dhe ne vendin tonë.Di

Postuar: 21/05/2019 - 18:21

Ushqyerja me gji mund të jetë diçka instiktive dhe mund të duhen vetëm pak gjëra që duhet të mban

Postuar: 21/05/2019 - 15:37

Specat e djegës tani janë në qendër të vëmendjes tek doktorët, për shkak të përfitimeve shëndetës