Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi nxjerr në pah për herë të parë, te flokët ekziston një “spiun” molekular që zbulon skizofreninë

Postuar: 11/11/2019 - 15:54

Te flokët ekziston një ”spiun” molekular që lejon të zbulohet skizofrenia edhe para shfaqjes së halucinacioneve.

Është enzima Mpst, prania e të ciles në nivele të larta zbulon një ndryshim biokimik të trurit që duket se lind në fazat e hershme të zhvillimit në përgjigje të stresit inflamator.

Zbulimi, i cili mund të hapë rrugën për ilaçe të reja dhe teste për diagnostikimin e hershëm, është botuar në revistën ”Embo Molecular Medicine” nga studiues të qendrës japoneze ”Riken”.

Studimi nxjerr në pah për herë të parë se reaktiviteti i tepërt i zhurmës tipik për pacientët me skizofreni është për shkak të pranisë së tepërt në tru të enzimës Mpst, e cila prodhon sasi të mëdha të një molekule antioksiduese, sulfid hidrogjeni.

Zbulimi, i bërë tek minjtë laboratorikë, gjeti konfirmim edhe në analizën pas vdekjes së trurit të disa pacientëve në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 20:19

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit.

Postuar: 13/12/2019 - 14:09

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për ul

Postuar: 13/12/2019 - 11:28

Që të ndiheni të hidratuar, të freskuar dhe të lehtë, çdo ditë mjafton të konsumoni një gotë me u

Postuar: 13/12/2019 - 10:47

Njerëzimi e ka njohur problemin e gurëve në veshka që nga viti 600 para Krishtit.

Postuar: 12/12/2019 - 20:36

Me ndryshimin e stinëve, sëmundjet më të zakonshme si përshembull gripi, janë më të pranishme në

Postuar: 12/12/2019 - 14:05

A e dinit që zemra juaj mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi?

Postuar: 12/12/2019 - 12:52

Nuk është nevoja të shpenzoni pafund para për produkte bukurie të shtrenjta, kur mund të gjeni zë