Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studiuesi amerikan bën zbulimin e rëndësishëm: Tek qumështi i gjirit gjendet një antibiotik natyral! (Sëmundjet që lufton)

Postuar: 15/10/2019 - 10:35

Qumështi i gjirit gjithmonë është përfolur si ndër më idealët për të rritur një foshnjë të shëndetshme, mirëpo studimi më i fundit na e përforcon edhe më shumë këtë ide.

Tek qumështi i nënës është zbuluar një substancë antimikrobike, një lloj antibiotiku natyral, i cili mbron nga bakteret e rrezikshme dhe favorizon rritjen e mikroorganizmave të mirë në aparatin tretës të bebes.

Zbulimi është bërë nga studiuesi Donald Leung, i National Jewish Health, dhe u publikua në revistën shkencore 'Scientific Reports'.

Elementi në fjalë quhet 'GML', dhe qumështi i gjirit është në gjendje që të vrasë baktere si Staphylococcus aureus, Bacillus subtilis dhe Clostridium perfringens, gjë që qumështi i lopës dhe ai artificial nuk e bëjnë dot.

Ndër të tjera, ekspertët zbuluan se substanca është selektive, në dallim nga antibiotikët normal, nuk vret bakteret e mira, përkundrazi stimulon rritjen e tyre dhe jo më kot në barkun e foshnjave të rritur me qumësht gjiri, ka më shumë laktobacile, baktere të familjes së enterokokut dhe bifidobaktere. Jo vetëm kaq, por substanca ka një aksion antiinflamator.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 19:17

Gjumi është një gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor.Ai është përkufizuar si një gjendje e pavetëdijshme. Kur njeriu nuk fle mjaftueshëm është më i rrezikuar që ti krijohen rrudha në fytyrë.

Postuar: 19/11/2019 - 18:13

Shpesh herë, meshkujt duan të dinë se çfarë pëlqejnë femrat tek ata.Për këtë, shkencëtarët bënë n

Postuar: 19/11/2019 - 17:48

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie.

Postuar: 19/11/2019 - 15:50

Çdo ditë të javës i bashkohet një grup ushqimor deri në fundjavë.

Postuar: 19/11/2019 - 13:46

Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi për mundësinë që do të kenë së shpejti të gjitha gratë për

Postuar: 19/11/2019 - 08:25

Pavarësisht se i dimë dëmet që sjell duhani për shëndetin tonë, të shumtë janë ata që e pijnë atë

Postuar: 18/11/2019 - 18:34

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut.Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë