BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Shëndeti

Studiuesit mund të kenë gjetur “Thembrën e Akilit” të koronavirusit, prej një antitrupi mund të zbulohet pika e dobët

Studiuesit mund të kenë gjetur “Thembrën e Akilit”

E gjithë bota është duke kërkuar një kurë për koronavirusin e ri, ndihma mund të vijë nga një antitrup i rikuperuar nga gjaku i një pacienti që mbijetoi nga Sarsi, një koronavirus tjetër që shpërtheu në Kinë mes viteve 2002-2003, duke rezultuar në 8096 raste dhe 774 vdekje në 17 shtete. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve “Scriptps” në La Jolla, së bashku me kolegët e Universitetit të Hong Kongut, ky antitrup do të kishte zbuluar një prekshmëri të mundshme në koronavirusin e ri që shkakton Covid-19.

Studimi, i publikuar sot në 'Science', është i pari që harton bashkëveprimin e një antitrupi njerëzor me koronavirusin e ri të rezolucionit të ri gati atomik. Edhe pse antitrupi u prodhua si përgjigje ndaj një infeksioni Sars (sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes), i shkaktuar nga virusi SarS-CoV, ai reagon në mënyrë tërthore me koronavirusin e ri 'kushëriri' Sars-CoV-2, shkaku i pandemisë qw ka pushtuar botwn.

Hartat zbuluan një vend pothuajse identik në të dy koronaviruset, në të cilat lidhet antitrupi, duke sugjeruar një “thembër Akili”, e cila është një objektiv i prekshëm për këtë familje koronavirus. "Njohuritë për vendet e ruajtura si kjo mund të ndihmojnë në hartimin e vaksinave dhe terapive kundër Sars-CoV-2, dhe këto do të mbronin gjithashtu kundër koronavirusëve të tjerë, përfshirë ato që mund të shfaqen në të ardhmen", thotë Ian Wilson nga departamenti i biologjisë strukturore të Instituti i Kërkimeve “Scriptps”.

Laboratori “Wilson” është i njohur për studime strukturore pioniere të antitrupave në lidhje me viruset, përfshirë HIV dhe gripin. Këto studime janë përdorur për të hartuar vaksina dhe ilaçe antitrupash, si dhe terapi të tjera. "Qëllimi ynë përfundimtar është të marrim informacion strukturor mbi antitrupat dhe vendet e tyre lidhëse dhe t'i përdorim ato për të udhëhequr hartimin e vaksinës Sars-CoV-2, ashtu si kemi bërë me gripin dhe HIV-in", thotë Nicholas C. Wu, autor i studimit dhe studiues në laboratorin “Wilson”.

Studimi i ri përqendrohet në një antitrup anti-Sars-CoV të quajtur CR3022, fillimisht i izoluar në vitin 2006 nga kompania farmaceutike “Crucell Holland B.V.”, në Holandë. Vendi i lidhjes së antitrupave në këto viruse nuk është normalisht i arritshëm për antitrupat. "Ne kemi zbuluar që ky rajon zakonisht fshihet brenda virusit dhe është i ekspozuar vetëm kur ajo pjesë e virusit ndryshon strukturën e tij, siç do të ndodhte me një infeksion natyror", thotë bashkautori tjetër, Meng Yuan. Sipas ekipit, pika e dobët e Sars-Cov-2 mund të jetë shënjestra e duhur për terapitë e reja të synuara anti-Covid-19.