
Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para

Të hash shpejt/ Zbuloni çfarë pëson organizmi, studimi i fundit zbardh sëmundjet e rënda që iu rrezikojnë jetën

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2021

Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Japoni. Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Scientific Sessions në vitin 2017.
Studimi zbuloi se babëzia ushqimore është tejet e dëmshme për metabolizmin dhe shëndetin kardiovaskular. Studimi i udhëhequr nga kardiologu Takayuki Yamaji pjesë e ekipit shkencor të Universitetit të Hiroshimës, mbikqyri stilin e të ngrënit tek mbi 1,000 persona në harkun kohor të pesë viteve. Studimi u përqendrua në marrëdhënien mes shpejtësisë së të ngrënit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale të përmbledhura në termin sindroma metabolike.
Shpejtësia në ushqyerje nxit pesë faktorë rreziku të sëmundjeve të lartpërmendura. Faktorët rreziku janë: tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i triglicerideve, yndyrnave në gjak, sheqernave , nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe mbipesha. Ushqyerja e shpejtë është gjithashtu shkaktare e ritmeve të larta e të frikshme të mbipeshës në të gjithë botën, thonë shkencëtarët. Sipas tyre, prevalenca e këtij spektri të gjërë sëmundjesh varion nga 10-84 përqind të popullsisë në botë.
Specifikat e Studimit Japonez
Kardiologu Takayuki Yamaji dhe kolegët e tij ekzaminuan 1,083 persona, 642 prej të cilëve ishin meshkuj. Mosha mesatare e pjesëmarrësve në studim ishte 51 vjecc. Në vitin 2008, që shënjon edhe nisjen e studimit, pjesëmarrësit nuk kishin asnjë shenjë të sindromës metabolike. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe sipas shpejtësisë së të ngrënit: ata që hanin ngadalë, me ritme normale dhe ata që hanin shpejt.
Ushqyerja e shpejtë dhe lidhja me sindromën metabolike
Gjatë pesë viteve të studimit, 84 njerëz u prekën nga sindroma metabolike. Ushqyerja e shpejtë nxiste mbipeshën, rritjen e sheqerit në gjak, kolesterolit dhe masës dhjamore në trup. Njerëzit që ushqeheshin shpejt ishin dyfish më të rrezikuar ndaj sindromës metabolike në krahasim me pjesëmarrësit që hanin normalisht. Njerëzit që hanin me shpejtësi kishin 11.6 përqind gjasa që të prekeshin nga faktorët e rrezikut.
Njerëzit që hanin normalisht kishin 6.5 përqind gjasa të prekeshin nga këto faktorë. Njerëzit që hanin ngadalë kishin vetëm 2.3 përqind shanse që të prekeshin nga sindroma metabolike. Autorët e studimit u shprehën se ushqyerja e shpejtë shkakton mbipeshë dhe një prevalencë të lartë të sindromës metabolike. Sipas tyre, ngrënia e ngadaltë është një faktor kycc në parandalimin e kësaj syndrome. Studimi nënvizoi se ata që përtypen ngadalë ndihen më të ngopur dhe nuk e teprojnë me ushqimin./AgroWeb
Më të lexuarat


Vuani nga diabeti dhe problemet me frymëmarrjen, zbuloni mënyrën natyrale si ta luftoni

Hani shendetshmëm! Ja ushqimet që duhen konsumuar për një mendje të mprehtë dhe të qetë

Me këtë recetë stabilizoni tensionin në pak sekonda, ja si të përgatisni dhe përdorini, i keni të gjitha në kuzhinë dhe bëjnë mrekulli

Harroni shpesh gjatë përditshmërisë? Do të befasoheni kur të mësoni çfarë thotë shkenca për këtë gjë

Duhet ta pini herët në mëngjes! Mësoni çfarë i bën trupit tuaj një lugë lëng limoni çdo ditë

Skleroza e shumëfishtë, si ndikon vitamina D tek mbrojtja e trurit, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit zbardhin rezultatet dhe japin këshillat e vlefshme që duhet t'i dini të gjithë

Mund ta përdorni si kurë për diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes, ja bima që bën mrekulli në organizmin tuaj

Zbuloni çfarë ndodh me ju nëse konsumoni deri në 3 banane në ditë

Pini ujë teksa jeni duke ngrënë? Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj pas këtij veprimi

Ekzistojnë dy metoda të thjeshta por shumë efektive/ Si të ndaloni takikardinë në më pak se një minutë
