Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trajtimet natyrale kundër problemeve të kockave

Postuar: 16/11/2018 - 11:33

Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti.

Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore.

Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik.

Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.

Trajtimet Natyrale Kundër Inflamacionit Të Osteoartritit

Kapsaicina

Kapsaicina gjendet tek specat djegës.

Ndër përfitimet e shumta që vijnë prej saj është edhe largimi i dhimbjes së osteoartritit.

Studimet tregojnë se efikasiteti i kapsaicinës ndihet pas 3 javësh përdorimi.

Lexoni këtu për kurën natyrale me spec djegës.

Avokado

Ekstrakti i avokados është gjithashtu efikas në pakësimin e dhimbjes dhe eliminimit të ngurtësimit të gishtave.

Megjithatë, ky ekstrakt mund të jetë alergjik për disa njerëz.

Edhe konsumi i avokados është i rekomandueshëm.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është shumë i mirë në largimin e inflamacionit dhe në parandalimin e simptomave të osteoartritit.

Ekstraktet e xhenxhefilit duhen marrë rregullisht për të përmirësuar dhimbjen e ijeve apo gjunjëve si pasojë e osteoartritit.

Xhenxhefilin ju mund ta konsumoni edhe të freskët si çaj ose në gatimë të ndryshme.

Osteoartriti Luftohet Nëpërmjet Ushqimeve

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat.

Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin. Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkooli.

Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën.

Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje.

Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit.

Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit.

Nëse dëshironi të merrni suplementë rekomandon të konsultoheni më parë me mjekun.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 12:53

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme. Një numër i madh i njerëzve në të gjithë botën janë të prekur nga kjo sëmundje, e cila në disa raste bëhet e rrezikshme për jetën.

Postuar: 24/05/2019 - 11:13

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gj

Postuar: 24/05/2019 - 09:19

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet.

Postuar: 24/05/2019 - 08:50

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në qoftë se keni pësuar të paktën për

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në d

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Ushqyerja në syfyr është shumë e rëndësishme pasi koha e agjërimit është e gjatë.

Postuar: 22/05/2019 - 21:09

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëv