
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Trajtimi 3 ditor me vaj ekstra të virgjër ulliri për pastrimin e mëlçisë nga helmet!

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Janar 2023

Sëmundjet që prekin mëlçinë po kthehen në një shqetësim madhor në mbarë globin
Miliona njerëz vuajnë nga këto sëmundje, disa prej të cilave vdekjeprurëse, të cilat në shumë raste mund të shmangen falë ndryshimeve në stilin e jetesës.
Mëlçia, si çdo organ tjetër, është një shënjestër e lehtë e toksinave dhe kimikateve që na rrethojnë çdo ditë.
Natyrshëm, ky organ ka nevojë për ndihmë që të pastrohet prej toksinave dhe organizmave të rrezikshëm, prania e të cilëve vë në rrezik edhe trurin.
Një nga përbërësit kryesorë të të gjitha kurave për pastrimin e mëlçisë është vaji i ullirit.
Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një informacion të dobishëm mbi rolin e vajit të ullirit në shëndetin e mëlçisë si dhe përgatitjen e një kure për trajtimin e saj.
Si funksionon mëlçia?
Mëlçia luan një rol qendror në detoksifikimin e trupit.
Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve.
Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit.
Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin.
Si e pastron mëlçinë vajii ullirit?
Vaji i ullirit ofron shumë vlera të shëndetshme, një prej tyre është pastrimi i mëlçisë.
Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org pirja e vajit të ullirit e ndihmon mëlçinë të përshpejtojë përpunimin e çdo substance.
Ai ndihmon edhe në largimin e substancave të dëmshme të ngecura në organ sa më shpejt.
Vaji natyral i ullirit është kura më e mirë për mëlçinë, por në përzgjedhjen e tij duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Është e rëndësishme që të përzgjidhni vajin e nxjerrë nga ullinj të përpunuar sa më pak dhe të nënshtruar një presimi të ftohtë.
Vaji ekstra i virgjër i ullirit është ai që nuk është nxjerrë nga një presim i nxehtë i ullinjve apo që nuk përmban kimikate.
Freskia është një aspekt i rëndësishëm në përzgjedhjen e vajit të ullirit.
Vaji i ullirit nuk duhet të qëndrojë i papërdorur për shumë kohë.
Vajrat që nuk konsumohen brenda dy viteve nga data e prodhimit nuk janë të shëndetshëm.
Kura e mëposhtme zgjat tre ditë dhe duhet bërë në mbrëmje përpara se të bini për të fjetur.
AgroWeb.org ju këshillon që të përzieni në një mikser gjysmë gote me vaj ulliri dhe gjysmë gote me lëng të freskët limoni.
Pijeni lëngun menjëherë dhe shtrihuni në shtrat.
Qëndroni shtrirë me gjunjët të mbështetur mbi kraharor. Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.
Kjo kurë duhet shoqëruar me konsumin e mollëve dhe lëngjeve të saj të cilët gjithashtu kanë efekt pastrues.
Kujdes
Nëse ju keni gurë në tëmth, pirja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit mund të shkaktojë dhimbje të forta abdominale.
Më të lexuarat


Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira

Nuk do ta besonit/ 4 ushqimet më të këqija të mëngjesit që ju SHKURTOJNË jetën

Mos u lodhni më nëse doni të mbeteni shtatzënë? Mjeku i njohur gjinekolog zbulon ushqimet ‘magjike’

Flini me flokë të lagur? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga...

Sipas moshës dhe gjinisë, ky është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë. Flasin ekspertët

Nuk do ta besonit/ 4 ushqimet më të këqija të mëngjesit që ju shkurtojnë jetën. Nuk duhet t'i keni në tryezën tuaj

Mos i injoroni! Këto janë simptomat e një ataku të mundshëm në zemër që mund të jenë fatale për jetën tuaj

Mos i injoroni! Këto janë siptomat e një ataku të mundshëm në zemër

Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike

KUJDES! Muaji i Ramazanit për diabetikët: Si të agjëroni në mënyrë të sigurt dhe si të monitoroni glukozën në gjak
