BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Shëndeti

Ushqimet e pasura me kalium që duhet të konsumojnë të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut

Ushqimet e pasura me kalium që duhet të konsumojnë të

Kaliumi është një nga ushqyesit më të nevojshëm për shëndetin e organizmit.

Ai ruan ekuilibrat e elektroliteve, u vjen në ndihmë muskujve dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut.

Marrja e sasive të mjaftueshme të kaliumit nëpërmjet ushqimit është e domosdoshme për të luftuar hipertensionin, i cili është një faktor rreziku për isheminë dhe sëmundjet e zemrës.

Organizata botërore e shëndetësisë rekomandon konsumin e një doze ditore prej 3500 deri në 4700 mg kalium në ditë.

Kjo sasi mund të arrihet nëse konsumoni një regjim ushqimor të pasur me fruta, perime, peshk dhe produkte të bulmetit.

Bananet

Sipas të dhënave një banane mesatare përmban 422 mg kalium, që plotëson 9 përqind të dozës së rekomanduar ditore të tij.

Bananet janë gjithashtu të pasura me magnez, hekur, vitaminat C dhe B6,mangan dhe fibër.

Avokadot

Një sasi prej 100 gramë avokado ofron 480 mg kalium.

Avokadot janë unike në llojin e tyre sepse përmbajnë më shumë yndyrna se karbohidrate.

Ato përmbajnë 71% yndyrna mono-të-pangopura të shëndetshme për zemrën.

Për më tepër, avokadot përmbajnë fibër, folat, magnez, si dhe vitaminat B5, B6, E dhe K.

Patatet

Një patate mesatare me gjithë lëkurë ofron 920 mg kalium dhe vetëm 161 kalori.

Patatet janë një burim thelbësor vitaminash dhe mineralesh siç është magnezi, vitamina C dhe B6 si dhe fibër e folat.

Mënyra më e mirë për të marrë këto përfitime është t’i zieni ose t’i piqni patatet dhe t’i hani me gjithë lëkurë.

Patatja e ëmbël

Një racion prej 100 gramë patatesh të ëmbla ofron 475 mg kalium.

E njëjta sasi plotëson 100% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A.

Kjo vitaminë është një antioksidant i nevojshëm për lëkurën dhe sytë.

Domatet

Domatja dhe nënproduktet e saj (lëngu, salca dhe pureja e bërë vetë) janë një burim i mirë kaliumi.

Në një sasi prej 100 gramë pure domateje gjenden 439 mg kalium.

Një gotë me lëng domateje ofron 556 mg kalium.

Domatet përmbajnë karotenoidë të cilët ulin rrezikun e tumoreve, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve me shikimin.

Fasulet

Fasulet janë të pasura me kalium, por përmbajtja e tij është në varësi të llojit të fasules.

100 gramë fasule të bardha ofron 454 mg kalium.

Studimet kanë konfirmuar se konsumi i të paktën 2-3 racioneve me fasule ose bishtajore në javë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 14 përqind.

Kajsitë e thata

100 gramë kajsi të thata ofrojnë një sasi befasuese prej 1162 mg kalium.

Këto fruta janë tejet të pasura në antioksidantë të cilat e ndihmojnë trupin të luftojë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, këto fruta janë të rekomanduara për njerëzit që kanë nivele normale të sheqerit në gjak.

Kosi

Në një sasi prej 100 gramë kos me yndyrë të plotë, gjenden 155 mg kalium.

Kosi është gjithashtu burim i shkëlqyer i proteinës, kalçiumit, fosforit, magnezit dhe vitaminave B.

Salmoni

Në një sasi prej 100 gramë salmon të egër të gatuar gjenden 628 mg kalium.

Salmoni i rezervatit përmban 384 mg kalium.

Sipas të dhënave salmoni është gjithashtu i pasur me acide yndyrore omega-3 që ofrojnë përfitime ndaj diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, azmës.

Spinaqi

Një sasi prej 100 gramë spinaqi ofron 558 mg kalium.

Spinaqi është gjithashtu i pasur me vitaminat A, C, K, magnez dhe hekur.