Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ushqimet që luftojnë natyrshëm infeksionet

Postuar: 08/09/2018 - 16:54

Trupi ynë punon gjatë gjithë kohës për të luftuar vazhdimisht bakteret, mikrobet, viruset dhe infeksionet. Nëse sëmureni me grip apo me infeksione të lëkurës, mikrobet e dëmshëm mund të rrezikojnë imunitetin dhe shëndetin tuaj.

Por, duke zgjedhur ushqimet e duhura, ju mund të ndihmoni trupin tuaj të mbrojë veten kundër mikrobeve të dëmshme dhe të luftojë natyrshëm infeksionet. Ja disa ushqime që ju sugjerojmë:

Xhinxher për problemet me stomakun

Për problemet me stomakun apo simptomat e tij, të tilla si: diarreja, të vjellat, dhimbjet e kokës, dhimbjet e trupit, ngërçiet e stomakut dhe temperaturën e lartë provoni xhinxherin.

Për shkak të vetive anti-inflamatore, xhinxheril ul inflamacionin në traktin gastrointestinal.

Pini çaj xhinxheri 2 ose 3 herë në ditë. Gjithashtu mund të përtypni një pjesë të vogël të rrënjëve të xhinxherit të freskët disa herë në ditë.

Hudhër për infeksionet mykotike

Infeksionet mykotike mund të prekin lëkurën, gojën, traktin urinar dhe pjesët intime. Për ta luftuar atë, hudhra është shumë efektive. Kjo e fundit ka përbërës që ndihmojnë dhe mbrojnë kundër infeksioneve maja dhe mykotike.

Ajo gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antibiotike që luajnë një rol kyç në procesin e rimëkëmbjes.

Limon për infeksione të fytit

Dhimbja e fytit është një problem shumë i zakonshëm, por çdokush nga ju besojmë se i ka provuar infeksionet e fytit dhe temperaturën e lartë që ato shkaktojnë.

Limoni është tepër dhe siguron lehtësim të shpejtë nga një dhimbje e fytit dhe simptomat e saj shoqëruese. Niveli i lartë i vitaminës C që gjendet tek limoni vepron si një antioksidant që lufton sëmundjet që shkaktojnë radikalet e lira në trup.

Kos për Leukorrhea (sekrecionet vaginale)

Leukorreja, një problem shumë i zakonshëm tek gratë, i referohet shkarkimit apo sekrecioneve vaginale, që ndodhin kryesisht në periudhën e menstruacioneve. Ndërsa leukorrea shpesh lidhet me ndryshimet hormonale në trup, një infeksion vaginal gjithashtu mund të shkaktojë këtë problem.

Kur është e lidhur me një infeksion vaginal, shkarkimi është i verdhë ose i gjelbër dhe shoqërohet me erë të keqe.

Kosi lufton në mënyrë natyrale infeksionet e tilla vaginale, ndaj lyeni një tamponi me kos dhe aplikojeni në zonën vaginale.  E mbani për dy orë dhe përsëriteni këtë veprim dy herë në ditë.

Piper djegës për infeksione të sinuseve

Për të lehtësuar simptomat e infeksionit të sinusit, piperi i kuq është shumë efektiv. Ndihmon në hapjen dhe zbrazjen e sinuseve.

Përzieni 1 lugë çaji piper djegës në një gotë me ujë të ngrohtë. Mund të shtoni dhe disa feta xhinxheri për të shtuar efektivitetin. Pijeni 2 ose 3 herë në ditë.

Lëng qepësh për infeksionin e veshëve

Infeksionet e veshit janë shumë të dhimbshme dhe shpesh shkaktohet nga bakteret ose një virus në veshin e mesëm.

Përveç dhimbjeve në vesh, shenjat e tjera dhe simptomat e një infeksioni përfshijnë dhimbje koke, reagimin e dobët ndaj tingujve, temperaturë të lartë etj. Përdorni lëngun e qepës për t’i luftuar ato, pasi është 100% efektiv.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 23:43

Mjekët janë shokuar kur kanë gjetur pjesën e një stilolapsi në organet gjenitale të një djali 6-vjeçar. Fëmija nga India shkoi në urgjencë pas infeksioneve që kishte shfaqur në rrugët urinare.

Postuar: 24/09/2018 - 20:36

Janë vitaminat dhe mineralet thelbësore ato që e mbajnë trupin tuaj të fortë dhe të shëndetshëm.

Postuar: 24/09/2018 - 20:01

Gungat që shkaktohen në anë të gishtit të madh të këmbës bëjnë ndryshimin e strukturës së kockave

Postuar: 24/09/2018 - 19:58

Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime.Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë n

Postuar: 24/09/2018 - 19:36

Shëndeti i zemrës lidhet ngushtë me emocionet.

Postuar: 24/09/2018 - 19:34

Qepët janë një nga ushqimet më të diskutueshme tonat.

Postuar: 24/09/2018 - 19:12

Çdo person i punësuar ndihet i stresuar herë pas here.