Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ushqimet verore që ulin tensionin e lartë në gjak

Postuar: 18/08/2018 - 22:31

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku.
 
Hipertensioni jo rrallë herë jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, me dëmtim të muskulit të zemrës, hemorragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj, ndërkohë që thekson rëndësinë e parandalimit.
 
Shenjat më të shpeshta të tensionit, që edhe i nënvlerësojnë, janë: Dhimbja e kokës, shtrëngim në kraharor, që mund të shoqërohet dhe me mpirje të krahut të majtë, mund të keni ndjesinë e të vjellit, skuqje të fytyrës, afsh i nxehtë, dhimbje gjoksi që mund ta ngatërrojë dhe me sëmundjen e arterieve koronare etj.
 
Disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut janë konsumimi i tepërt i kripës, të qenët mbipeshë, abuzimi me alkoolin etj.
 
Tensioni mund të ulet duke bërë ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës, si dhe duke marrë mjekime.
 
Këto, sipas studimit që e transmeton Koha Jonë, janë 5 ushqimet verore që duhet të provoni për të ulur tensionin e gjakut.
 
Frutat e pyllit
 
Luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat mund t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Ato janë të pasura në flavanoide, substanca këto që relaksojnë enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
 
Avokado
 
Një zgjedhje e mirë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut. Avokado është i pasur në kalium, një mineral kyç që ndihmon veshkat të filtrojnë lëngjet nga gjaku, duke ulur kështu presionin e gjakut.
 
Selino
 
Selinioja përmban kimikatet ftalate, që mund të relaksojnë muret arteriale, duke ulur kështu tensionin e gjakut.
 
Koriandër
 
Kjo erz gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ajo ka edhe veti diuretike në trup, prandaj mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
 
Kale dhe jeshillëqe të tjera
 
Jeshillëqet rrisin nivelet e magnezit, duke ndihmuar kështu në luftimin e tensionit të lartë të gjakut.
 
Përveç konsumimit të këtyre ushqimeve, duhet të bëni edhe ndryshime të tjera në mënyrën e jetesës për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, si të kryeni më shpesh aktivitet fizik dhe të shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë kripe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 09:48

Një marrëdhënie midis një mashkulli dhe një femre kërkon përkushtim dhe kjo do të thotë që me kohën të mësosh edhe detajet më të imtësishme të sjelljeve, gjesteve, mendimeve apo edhe të preferencave të partnerit, jo v

Postuar: 19/04/2019 - 08:45

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm.

Postuar: 19/04/2019 - 08:21

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit

Postuar: 19/04/2019 - 08:19

Një studim i kohëve të fundit tregon se është shumë e rëndësishme koha dhe mënyra se si hani atë

Postuar: 19/04/2019 - 08:08

Ndryshimi i ushqimeve që hani mund të ulë kolesterolin dhe të përmirësojë yndyrnat në gjak.

Postuar: 18/04/2019 - 23:26

Rrushi i thatë është i pasur me vitamina, fibra, minerale.

Postuar: 18/04/2019 - 18:24

Këto rezultate kanë dhënë evidenca, që ndryshimet e sasisë së oksitocinës mund të rregullojnë var