Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vaj ulliri me kripë, trajtimi më efikas që keni provuar ndonjëherë për një ndër problemet më shqetësuese

Postuar: 22/04/2019 - 10:18

Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Përveç përdorimit në kuzhinë për pasurimin e gatimeve të ndryshme apo vlerave të jashtëzakonshme për organizmin, vaji i ullirit është një aleat i lëkurës dhe paraqitjes së jashtme të njeriut.

Gratë e zonës së Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e tyre prej mijëra vitesh.

Një nga perëndeshat e bukurisë që e përdor vajin e ullirit për lëkurën e fytyrës çdo ditë është Sofia Loren.

Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni më shumë për mënyrat se si mund të shfrytëzoni mirësinë e vajit të ullirit për shëndetin e lëkurës.

Vaji i Ullirit me Kripë për Pastrimin e Lëkurës

Vaji i ullirit e zbut dhe ushqen lëkurën në mënyrë natyrale.

Ai është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e thata.

Për një solucion pastrues të mirë përzieni gjysmë filxhani çaji me vaj ulliri me një lugë gjelle me kripë deti të bluar imët.

Këtë solucion mund ta përdorni jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin.

Për një aplikim më ushqyes, përzieni një çerek filxhani me sheqer, një lugë gjelle me lëng aloe vera dhe vaj ulliri.

Përziejini mirë dhe pastën vendoseni në lëkurë, fërkojeni mirë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Maskë Me Vaj Ulliri

Një nga maskat më të mira për fytyrën është ajo me mjaltë, vezë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përzieni një lugë çaji me vaj ulliri me një lugë çaji me mjaltë dhe të verdhën e një veze.

Maskën vendoseni në fytyrë dhe në qafë.

Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Ushqyerje Për Lëkurën

Vaji i ullirit mund të përdoret edhe për të ushqyer lëkurën e thatë.

Mjafton të lyeni lëkurën me pak vaj të tretur në pak ujë dhe vendoseni në fytyrë.

Vaji i ullirit është shumë i pasur me antioksidantë dhe do të stimulojë prodhimin e kolagjenit.

Krem Nate Me Vaj Ulliri

Përzieni gjysmë filxhani me vaj ulliri me të njëjtën sasi uji dhe uthulle molle.

Kremin mbajeni gjithë natën.

Ky krem do ta zbusë lëkurën, do i japë asaj shkëlqim dhe do të zgjidhë problemet me njollat.

Vaji i Ullirit si Tonik

Vaji i ullirit ka përmbajtje të lartë të vitaminës E.

Aplikimi i tij në lëkurë konsiderohet si një nga tonikët më efikasë kundër plakjes.

Aktorja e famshme Sofia Loren konsumon dy lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër ulliri në ditë.

Sipas saj, vaji i ullirit është një nga sekretet e paraqitjes fantastike të saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:33

Në Shqipëri, marinimi i mishit përpara gatimit, nuk ka qenë proces i njohur masivisht dhe ende për shumicën (pjesën më të madhe) e konsumatorëve të tij, është praktikë e pa zbatueshme.

Postuar: 24/05/2019 - 23:16

 Duke qenë se nga vera na ndajnë shumë pak ditë të gjithë jemi duke luftuar që të heqin kilo

Postuar: 24/05/2019 - 12:53

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme.

Postuar: 24/05/2019 - 11:13

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gj

Postuar: 24/05/2019 - 09:19

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet.

Postuar: 24/05/2019 - 08:50

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në qoftë se keni pësuar të paktën për

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në d