Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendimi për ish-pronarët, nis kompensimi financiar për pronat me kërkesë të veçantë, akordohen 148 mln lekë

Postuar: 19/10/2019 - 07:32

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vendosur të shpërndajë 148 milionë lekë për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë në Tiranë. Përmes një njoftimi u bë e ditur se ka përfunduar procesi i shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Gjithashtu në njoftim sqarohet se një pjesë e këtij fondi do të shpërndahet menjëherë si një këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet çdo fillim viti buxhetor. “Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 8 (tetë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 148.317.933,44 lekë, nga të cilat 30.407.983,49 lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti”, thuhet në njoftim. ATP bën me dije se vlera që shkon për financim, mënyra se si do shpërndahet dhe përfituesit e saj vendosen në bazë ligjit të parashtruar në VKM për trajtimin e pronave. “‘Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës’”, thuhet në njoftim.

Ja numri i aplikantëve përfitues

Më tej në njoftim përcaktohet se janë marrë në shqyrtim 13 aplikime të ish-pronarëve, për të cilët në mbyllje të shqyrtimit 8 janë aprovuar dhe për 5 të tjerë është vendosur përfundimi i procedurës administrative, pasi këto të fundit rezultojnë të mos jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara. “Për 8 aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret, ndërsa për 5 aplikime ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim. Gjithashtu ATP ka njoftuar se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 8 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 224.803.140,16 lekë. Në njoftim thuhet se aplikantëte interesuar do ta gjejnë këstin e përcaktuar në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë, pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim./Esmeralda Hida

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 13:16

Ka kaq shumë ushqime që ne duhet të hamë për të qenë të shëndetshëm, por shpesh ushqehemi me ushqim të pashëndetshme.

Postuar: 15/11/2019 - 10:11

Mëngjesi është një nga vaktet kryesore dhe më të rëndësishme të ditës, prandaj, duhet t’i k

Postuar: 15/11/2019 - 09:00

Studimet e reja të cilave u referohet  thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të g

Postuar: 14/11/2019 - 18:04

Shpesh ose jo, keni ndierë mpirje të këmbëve dhe duarve, por nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhu

Postuar: 13/11/2019 - 19:01

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla.

Postuar: 13/11/2019 - 09:41

Nëse i hidhni një sy duarve, atëherë do kuptoni se sa shumë thonë për shëndetin tuaj.