BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Shëndeti

Vitamina C kuron koronavirusin? Ekspertët flasin gjerësisht se si është e vërteta për këtë përdorim dhe çfarë ndodh nëse abuzohet me dozat

Vitamina C kuron koronavirusin? Ekspertët flasin gjerësisht se si

Në kohërat e Covid-19 qarkullojnë lajme të pakontrolluara, siç është ajo që përmes marrjes së vitaminës C jo vetëm që mund të kurohet koronavirusi, por edhe infeksioni i tij mund të parandalohet. Por, çfarë është e vërtetë në këtë deklaratë? Praktikisht asgjë, konfirmon Michele Lagioia, drejtori mjekësor i “Irccs Humanitas” i Rozzano, në Milano. "Vitamina C as nuk shëron dhe as parandalon infeksionin koronavirus", thotë ai. Dhe paralajmëron: "Kini kujdes që mos të abuzoni".

"Vitamina C duhet të merret me ushqim, është i përfshirë në reaksione të ndryshme metabolike dhe në biosintezën e aminoacideve, hormoneve dhe kolagjenit dhe është i njohur për efektin e tij antioksidues. Vitamina C gjithashtu merr pjesë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve, forcimin e sistemit tonë imunitar dhe pengon sintezën e kancerogjenëve, veçanërisht në stomak. Ndihma e saj është e domosdoshme edhe në luftën kundër radikalëve të lira. Rëndësia e saj nuk vihet në diskutim, megjithatë roli i saj në shërimin nga koronavirusi është një lajm pa themel, -deklaroi eksperti

"Nuk dëmton, sigurisht, nëse nuk abuzon me të. Rreziku i lajmeve të rreme si kjo është që njerëzit të marrin shumë vitaminë C, duke rrezikuar hipervitaminozën dhe si pasojë çrregullimet e veshkave, stomakut dhe aparateve. Sistemin tretës në përgjithësi”.