BREAKING NEWS

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak Ngjela flet me emra dhe bën deklaratën ‘bombë’: Ja pse Ilir Meta do të shkarkohet , bravo i qoftë Lulzim Bashës nëse...

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak
x

Shëndeti

Vuani nga diabeti? Zbuloni 'çelësin' që e lufton këtë sëmundje kaq shumë të përhapur

Vuani nga diabeti? Zbuloni 'çelësin' që e lufton

Diabeti i tipit 2 dhe mbipesha janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Personat që janë mbipeshë apo obezë kanë rrezik më të madh ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit, i cili është sëmundje kronike që karakterizohet me rritje të niveleve të sheqerit në gjak.

Ky tip i diabetit mund të shpjerë në komplikime serioze nëse nuk kontrollohet, duke përfshirë humbje të shikimit, probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, dëmtim të nervave, dëmtim të veshkave, çrregullim të dëgjimit, etj.

Por, tipi 2 i diabetit mund të parandalohet dhe trajtohet nëse kontrollohet herët.

Në studimin e ri nga Universiteti i Kembrixhit është zbuluar se humbja e të paktës 10 për qind të peshës në pesë vitet e para të diagnostikimit mund t’iu ndihmojë pacientëve ta largojnë thuajse krejtësisht sëmundjen.

Obeziteti është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e tipit 2 të diabetit. Rrjedhimisht, arsyeja se përse shkalla e tipit 2 të diabetit është në rritje ka të bëjë se njerëzit vazhdimisht po shtojnë peshë dhe po e shmangin aktivitetin fizik.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të peshës përmes rritjes së aktivitetit fizik dhe mbikëqyrjes së ushqimit.