Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuani nga kolesteroli i lartë? Këto janë ushqimet më të këqija që duhet t’i shmangni sa më shpejt

Postuar: 18/04/2019 - 08:28

Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Ka disa ushqime që duhet të shmangni..

Pijet e Gazuara e Me Sheqer

Sheqeri konsiderohet si armiku kryesor i shëndetit.

Ai luan një rol të fortë në rritjen e kolesterolit dhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët thonë se heqja dorë prej këtyre produkteve është hapi më i rëndësishëm në uljen e kolesterolit.

Mishi i Përpunuar

Ekspertët thonë se konsumi i mishrave të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve kronike të zemrës.

Ata rekomandojnë një regjim ushqimor mesdhetar i cili përfshin sasi të kufizuara të mishit të kuq e pa dhjamë.

Konsumi i moderuar i këtij të fundit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Yndyrnat Trans

Yndyrnat trans rrisin kolesterolin dhe janë një kontribues i fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Këto yndyrna gjenden me shumicë në ushqimet industriale por me emërtime të ndryshme në etiketa.

Një prej emërtimeve më të përhapura është “vaji i hidrogjenizuar.”

Të Skuqurat Dhe Të Shpejtat

Vajrat e përdorur për skuqjen e ushqimeve janë plot me yndyrna të pashëndetshme.

Temperatura e lartë për skuqje formon yndyrnat trans.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të skuqura që janë rrezik për zemrën.

Ushqimet e shpejta ku përfshihen sufllaqet, sanduiçet apo hot-dogët duhen shmangur gjithashtu sepse janë të pasur në kripë e yndyrna të rrezikshme.

Konsumi i tyre rrit jo vetëm kolesterolin por edhe tensionin e gjakut që është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Drithërat

Karbohidratet e thjeshta  që kanë humbur fibrën rrisin rrezikun e inflamacionit dhe kolesterolin.

Këtu bëhet fjalë për orizin e bardhë, makaronat e përgatitura me miell të bardhë dhe buka e bardhë.

Ndikimi i tyre në shëndet është i njëjtë me atë të një kanaçeje me pije të gazuar.

Edhe drithërat e mëngjesit nuk rekomandohen për kolesterolit.

Ato përmbajnë sheqerna të fshehur që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjalpi

Gjalpi mund të përmbajë vitamina dhe acide yndyrore por me të duhet treguar kujdes.

Konsumi i tepërt i gjalpit mund të ketë një ndikim të keq në nivelet e kolesterolit.

Në vend të tij, ekspertët rekomandojnë konsumin e yndyrave të shëndetshme siç është vaji i ullirit apo avokado.

Produktet e Bulmetit

Disa studime thonë se djathi i vjetruar apo kosi mund të kenë yndyra por ato nuk kanë ndikim tek kolesteroli në gjak.

Gjithsesi disa produkte të bulmetit duhen konsumuar pa e tepruar.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm për zemrën kërkon më shumë ushqime me bazë bimore dhe ndjeshëm më pak të përpunuara. /AgroWeb

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:33

Në Shqipëri, marinimi i mishit përpara gatimit, nuk ka qenë proces i njohur masivisht dhe ende për shumicën (pjesën më të madhe) e konsumatorëve të tij, është praktikë e pa zbatueshme.

Postuar: 24/05/2019 - 23:16

 Duke qenë se nga vera na ndajnë shumë pak ditë të gjithë jemi duke luftuar që të heqin kilo

Postuar: 24/05/2019 - 12:53

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme.

Postuar: 24/05/2019 - 11:13

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gj

Postuar: 24/05/2019 - 09:19

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet.

Postuar: 24/05/2019 - 08:50

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në qoftë se keni pësuar të paktën për

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në d