BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Vuani nga tiroidet? Mësoni si ta kuptoni dhe cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga tiroidet? Mësoni si ta kuptoni dhe cilat janë ushqimet

Hipertiroidizmi është një çrregullim që nxit tiroiden të prodhojë sasi të tepërta hormonesh në organizëm.

Tiroidja është një gjendër në formën e fluturës që prodhon hormonet e njohura si T3 dhe T4.

Këto hormone rregullojnë përdorimin e energjisë në organizëm, ruajnë ekuilibrat e temperaturës dhe ndihmojnë funksionimin e organeve.

Falë simptomave që ka, hipertiroidizmi mund të ngatërrohet lehtë me probleme të tjera shëndetësore.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ndër simptomat më të përhapura të hipertiroidizmit janë :

Rënia e beftë nga pesha

Oreks i shtuar,

Ankth dhe nervozizëm,

Luhatje humori,

Vështirësi në të fjetur,

Djersitje dhe rrahje të çrregullta të zemrës,

Lodhje, dridhje duarsh, dhe dobësim të muskujve,

Enjtje të qafës e të tjerë

Trajtimet Standarde Të Hipertiroidizmit

Nivelet e larta të hormoneve në trup mund të jenë toksike.

Nëse sëmundja nuk kurohet, ajo mund të shkaktojë probleme me zemrën, humbje të dendësisë kockore, rrezik frakturash e të tjerë.

Përveç medikamenteve që jepen me recetë nga mjeku, një njeri i prekur nga kjo sëmundje mund të konsumojë ushqime të caktuara në të mirë të shëndetit

Zakonisht, përpara nisjes së një trajtimi, AgroWeb.org ju rekomandon të nisni një regjim ushqimor me pak jod.

Ushqimet E Përshtatshme Për Hipertiroidizmin

Jodi luan një rol thelbësor në prodhimin e hormoneve.

Një regjim ushqimor me pak jod ul sasinë e hormoneve të prodhuara.

Konsumoni kripën pa jod, kafenë pa qumësht, të bardhën e vezës, frutat, arrorët pa kripë, bukë pa kripë, kokoshka pa kripë, tërshërë, patate dhe mjaltë.

Lakrat e vogla, lulelakra, barishtet e egra janë të mira sepse pengojnë tiroiden të shfrytëzojë jodin e të prodhojë hormone

Vitaminat Dhe Mineralet Më Të Mira

Një person që vuan nga hipertiroidizmi duhet të marrë vitaminat dhe mineralet e duhura.

Hekuri është një prej tyre sepse ndihmon në transportin e oksigjenit në organizëm.

Hekurin e gjeni tek thjerrëzat, spinaqi, arrorët, mishi i kuq, i pulës dhe i gjelit, farat, fasulet, barishtet dhe drithërat.

Seleniumi është një mineral tjetër që e mbron tiroiden.

Ky mineral parandalon dëmtimin qelizor dhe e mban tiroiden të shëndetshme

Atë e gjeni tek farat chia, kërpudhat, mishi i qingjit, viçit, pulës dhe gjelit por edhe tek orizi dhe farat e lulediellit.

Zinku është i nevojshëm pë renergjinë e trupit, imunitetin dhe tiroiden

Atë mund ta gjeni tek qiqrat, kakoja, mishi i viçit, qingjit, kërpudhat dhe farat e kungullit.

Hipertiroidizmi i dobëson kockat, dendësia e të cilave mund të rimëkëmbet me trajtimin e duhur me vitaminë D dhe kalçium.

Ushqimet e pasura me vitaminën D dhe kalcium janë spinaqi, bamjet, lëngu i portokallit, mëlçia e viçit, peshku dhe kërpudhat

Yndyrnat janë gjithashtu të rëndësishme në regjimin ushqimor të përshtatshëm për një person që vuan nga hipertiroidizmi.

Ndër yndyrnat më të shëndetshme, AgroWeb.org rekomandon vajin e ullirit, avokadon, vajin e farave të linit.

Sa i përket erëzave, ekspertët rekomandojnë specat djegës jeshilë dhe piperin e zi./AgroWeb.org