
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Ylli Merja zbulon sekretin e madh: Ja si të kuroni dhimbjet e kokës në kushte shtëpie!

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Prill 2021

Në jetën e përditshme njerëzit mund të kenë dhimbje koke, e cila shfaqet në pjesën e pasme të saj, por si fillim nis mbi kavitetin nazal, pra mbi hundën, në pjesën e ballit ose mbi sy. Mund të themi që koka jep dhimbje edhe kur shoqërohet me temperaturë të lartë në pjesën e sipërme të saj, por mund të bëhet edhe e ftohtë. Edhe nëse personi ecën në një ambient me temperaturë të ftohtë e era është e fortë e godet, veçanërisht pjesën e fytyrës. Edhe qëndrimi para një ekrani shumë të madh televizori mund të japë dhimbje koke gjithashtu si dhe dritat e forta që nuk janë në këndin e përshtatshëm për sytë dhe sistemin nervor. Kështu rekomandohet që drita për të lexuar të ketë një kënd rënieje nga ana e majtë dhe këndin e ngritjes nga e djathta. Nëse lexojmë në këto kushte, mund të rrimë para një libri edhe 6-7 orë dhe mos të kemi asnjë problem me dhimbjen e kokës. Dhimbjet e kokës mund të shfaqen edhe nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, e veçanërisht verës e cila çliron një gaz sulfuror që depërton në gjak e godet qelizat nervore. Pra, janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës e nëse gjejmë shkakun mund ta eliminojmë.
Trajtimi popullor
Në momentin e parë që konstatojmë se kemi një dhimbje koke të çfarëdoshme, duhet të pimë një gotë ujë më mjaltë ose thjesht një gotë me ujë. Kjo ka kuptimin e saj fiziologjik pasi mund të ndodhë që përqindja e ujit në tru të ulet, e kështu dominojnë disa substanca të tjera që janë toksike e kryejnë pasqyrimin e informacionit. Gjithashtu, në rastet e dhimbjes së kokës, edhe uthulla e mollës do të ndihmonte shumë pasi ngacmon menjëherë në moment sistemin nervor, e aktivizon, e mobilizon për punë dhe nuk lejon fryrjen e zgjatimeve nervore.
Nëse nuk qetësohet në këtë mënyrë, duhet të analizohet imtësisht faktori që ndikon në shfaqjen e dhimbjes. Kur personi ka dhimbje në pjesën e pasme të kokës, këshillohet që të bëjë një masazh në zonën e qafës me vaj sinapi, vaj liri, vaj ulliri për të lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe për të liruar zgjatimet e nervave. Kur dhimbja shfaqet në pjesën ballore të kokës, e madje personi ka edhe bllokim hundësh, kjo do të thotë që pacienti vuan nga sinoziti e një çaj për këtë të fundit e dy pika vaj dafine, mund të japin efekte të mrekullueshme. Edhe kur truri nuk merr mjaftueshëm oksigjen, individi mund të ketë dhimbje koke. Gjithashtu, edhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak, mund të shkaktojë dhimbje koke, e për këtë mjafton të merret lulja apo fruta e murrizit që ndihmon në shkrirjen e pllakëzave të yndyrave dhe balancimin e sistemit nervor e qarkullimin e gjakut. Edhe çaji me fruta pylli përmban antioksidantë, por edhe acide organike që ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të kokës, pasi ushqen sistemin nervor.
Migrena dhe trajtimi i saj
Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës. Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj. Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit. Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhimbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh, që vuajnë nga migrena, janë femrat dhe adoleshentët. Këto dy grupe kanë ndryshime hormonale të shumta e sasia e lartë ose e ulët e estrogjenit tek femrat shkakton migrene, por edhe infeksionet në organizëm e stimulojnë sëmundjen. Të tjera shkaqe janë anemia, mungesa e vitaminës B, pagjumësia, stresi dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Megjithëse migrena është një sëmundje që nuk kurohet, ajo parandalohet dhe me anë të mënyrës së ushqyerjes mund të evitoni shfaqjen e saj. Hapi i parë është: individët që vuajnë nga migrena të konsumojnë shumë ujë gjatë ditës, minimumi 1.5 litra në ditë. Kështu qelizat e trurit do të jenë të hidratuara mjaftueshëm. Hapi i dytë është masazhim i qafës me vajra esenciale që rregullojnë qarkullimin e gjakut, të paktën 1-2 herë në javë.
Vaji i sinapit dhe vaji i mentes kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru. Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena. Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin. Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit.
Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë. Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke. Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Boronica dhe xhenxhefili ushqejnë sistemin nervor, zgjerojnë enët e qarkullimit të gjakut dhe ndalojnë të vjellat, pra është me shumë interes që 4-5 ditët e dhimbjes së fortë të kokës, këto bimë të përdoren në mënyrë intensive. Kurse në ditët e tjera këshillohet të përdorni vazhdimisht borzilokun, qoftë si erëz kuzhine, qoftë si një çaj të lehtë. Rrënja e valerianës këshillohet të përdoret në rastet kur migrena shkakton pagjumësi dhe të vjella pasi kjo bimë është një qetësues natyral shumë i efektshëm për dhimbjet e kokës që përdoret gjerësisht edhe në ilaçe. Ndërkohë, vajrat esenciale janë shumë efektive për qetësimin e dhimbjeve të kokës, pasi ato veprojnë shpejt. Një mikser vajrash që mund të përdoret 5-6 pika në ditë është: 5 ml vaj livando, 3 ml vaj mente, 1 ml vaj borziloku, 1 ml vaj mendër e butë si dhe 10 ml vaj ulliri.
Më të lexuarat


Kura për shërim të shpejtë/ Mjaftojnë tri pika nga ky vaj që përgatitet fare lehtë në shtëpi dhe do të shpëtoni nga këto sëmundje shumë të përhapura

Futini këmbët në ujë të ngrohtë me sodë përpara gjumit dhe do të surprizoheni nga ajo që do t’iu ndodhë

Keni neps për petulla? Ja receta fantastike që do t’ju lërë gojën lëng kur t’i provoni

Cili është më i mirë për shëndetin tonë, sapuni i ngurtë apo i lëngshëm? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Vaj ulliri me kripë/ Si ta përdorni kundër problemeve me kockat, kjo është një trajtim i fuqishëm që do mbeteni të habitur nga rezultati

Pastron mëlçinë dhe tërësisht organizimin për 5 ditë, kjo është kura më e mirë natyrale që i ka befasuar të gjithë ata që e kanë provuar

Keni problem celulitin? Përdorni këto 2 receta për ta zhdukur para se të nisni plazhin

Vlerat që nuk i keni ditur të çokollatës! Ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe tensionin e gjakut

E dini çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni djathë në mëngjes? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse filloni të hani një avokado në ditë për një muaj? Do të ngeleni të befasuar nga përgjigjja e ekspertëve
