Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulimi i madh/ Pasojat te veshkat nga përdorimi i antibiotikëve

Postuar: 19/09/2018 - 20:28

Përdorimi i antibiotikëve shpesh herë sjell efekte anësore dhe për këtë arsye, vitet e fudit po shtohen përherë e më shumë fushata sensibilizuese kundër tyre.

Një studim i kryer së fundi nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara i jep edhe më shumë të drejtë kësaj teorie.

Në studimin në fjalë, është zbuluar se personat që përdorin më shumë antibiotikë, kanë më shumë rrezik që të përballen me formimi ne gurëve në veshka.

Sipas studimit, rreziku rritet me 27 % por edhe më shumë, në varësi të antibiotikëve të përdorur.

Shkencëtarët kanë marrë në studim kartelat mjekësore të 25.981 pacientëve nga vitit 1994 deri në vitin 2015, të cilët kanë pasur gurë në veshka.

Po ashtu, u kontrolluan edhe kartelat e 259.797 pacientëve që nuk kanë pasur gurë.

Në fund u zbulua se pacientët që kishin përdorur antibiotikë nga pesë grupe si sulfonamida, cefalsporina, fluorokinolona, itrofurantiona/metenamina dhe penicilina, për periudha 3-12 muaj kanë pasur rrezik të shtuar për gurë në veshka.

“S’ka dyshim që antibiotikët kanë shpëtuar miliona jetë dhe janë të nevojshëm për pengimin e vdekjeve dhe të pasojave serioze të infeksioneve dhe përdorimi i tyre i kalon pasojat e mundshme të dëmshme”, thotë udhëheqësi i studimit dr. Gregory Tasian, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.

Por ai shton se “këto rezultate nuk sugjerojnë që antibiotikët nuk do të duhej t’u jepen pacientëve kur është e nevojshme”, thotë më tej Tasian.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/02/2019 - 20:24

Ushqimi pikant është i preferuar për shumë persona
 

Postuar: 14/02/2019 - 20:18

Rukola është një fabrikë me vlera ushqyese fantastike falë pranisë së kripërave minerale duke për

Postuar: 14/02/2019 - 19:56

 Hurmat e arabisë përmbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi pë

Postuar: 14/02/2019 - 14:12

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?

Postuar: 14/02/2019 - 13:46

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’

Postuar: 14/02/2019 - 10:18

Qarkullimi i gjakut pa pengesa është një nga detyrat më të rëndësishme që ka trupi i njeriut, por

Postuar: 13/02/2019 - 22:54

E njohur për egjiptianët si "bima e pavdekësisë", Aloe Vera është shumë e lehtë të rrit