Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohet bima që mund të bëjë mrekulli me rastet e kancerit

Postuar: 20/07/2018 - 22:11

Blushwood (Hylandia dockrillii), që në shqip mund të përkthehej si druri i kuqërremtë, është zbuluar së fundmi që mund të ketë veti të jashtëzakonshme shëruese, sidomos kundër tumoreve.

Këto bimë janë kultivuar në veri të Kuinslendit, në Australi në kuadër të një studimi dhe kërkuesit janë mahnitur nga rezultatet e deritanishme.

Për këtë eksperiment janë përdorur 300 kafshë të cilave iu shkaktuan në mënyrë artificiale tumore të qafës dhe të lëkurës (melanoma), dhe në 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstraktin e kokrrave të kësaj bime.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit.

Kështu, ata kanë dalë në përfundimin se përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, rregullon qarkullimin e gjakut dhe e nxit sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.

Kërkuesit shkencorë thonë konsumimi i kësaj bime nuk ka asnjë efekt anësor. I vetmi problem qëndron në faktin që kjo bimë është shumë e vështirë që të kultivohet jashtë Kuinslendit verior.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 15:48

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante.

Postuar: 18/08/2018 - 12:18

Nëse jeni rreth të 50-ve, duhet patjetër t’i bëni këto 5 analiza gjaku gjaku rregullisht:

Postuar: 18/08/2018 - 11:53

Për të qënë sa më të shëndetshëm dhe sa më energjikë të gjithë kemi nevojë të marrim vitaminat e

Postuar: 17/08/2018 - 23:51

Nëse jeni duke pasur probleme në departamentin e dhomës së fjetjes, atëherë nuk jeni i pari.

Postuar: 17/08/2018 - 23:01

Ndjenja e dhimbjes në sqetullën e djathtë mund të nënkuptojë çdo gjë, nga një muskul i tendosur n

Postuar: 17/08/2018 - 22:41

Vera është stina e përkryer për të nisur aktivitetin fizik, veçanërisht vrapin.

Postuar: 17/08/2018 - 22:04

Mjatëzat me sherbet janë një ëmbëlsirë fantastike me shije unike që padyshim do magjepsin gjithë