Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohet virusi që shkaktonte paralizë te fëmijët

Postuar: 19/04/2019 - 20:15

Shkencëtarët janë një hap më afër për të zbuluar se çfarë po shkakton një sëmundje misterioze si polio, e cila goditi dhe paralizoi qindra fëmijë në Britani dhe SHBA vitin e kaluar.

Hulumtimi i ri në Minnesota ka dëshmuar se një virus tashmë i njohur ka shkaktuar të paktën një rast të mielitit akut të dobët (AFM), një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse që dëmton nervin, njofton Klan Kosova.

AFM ishte diagnostikuar vitin e kaluar në të paktën 228 njerëz në SHBA dhe 28 në Britani të Madhe, shumë prej të cilëve fëmijë të vegjël.

Sëmundja e pashërueshme është dëmtuese dhe shpesh i lë pacientët me krahë dhe këmbë të paralizuara.

Por mjekët dhe shkencëtarët kanë qenë të habitur nga gjendja, duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë e shkakton dhe vetëm duke qenë në gjendje ta vërejnë atë sapo të fillojnë simptomat.

Hulumtuesit nga Minessota dhe Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan se gjetën Enterovirus-D68 në lëngun kurrizor të një prej gjashtë fëmijëve që vuanin nga mieliti akut i dobët ose AFM.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 10:04

Nëse dëshironi të bëni një pushim dhe të merrni veten gjatë një pune të lodhshme, atëherë është më mirë që të shmangni përdorimin e smartphone-it tuaj, gjatë kësaj kohe.

Postuar: 19/08/2019 - 09:22

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë

Postuar: 16/08/2019 - 22:25

Vuani nga flokët e yndyrshëm...?

Postuar: 15/08/2019 - 21:04

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të p

Postuar: 14/08/2019 - 22:14

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.