Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbuloni çfarë iu ndodh organeve të trupit gjatë fluturimit me aeroplan

Postuar: 11/09/2018 - 12:24

Një infografikë e lëshuar nga Citybase Apartments tregon se çfarë ndodh saktësisht në trupin tuaj gjatë fluturimit.Fryrje, të ftohtë, rrahje të parregullt të zemrës dhe një rritje të rrezikut të prishjes së dhëmbëve janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat duhet të përgatiteni para fluturimit tuaj të ardhshëm.

 
Grafika tregoi gjithashtu se të çoheni në këmbë dhe të bëni zgjatje gjatë fluturimit ndikon që të mos i përjetoni problemet e cekura.
 
02-13-things-your-flight-attendant-wont-tell-you-rude-passengers
 
Kjo thuhet në grafikë:
 
Goja: Atmosfera në kabinë do t’ju dehidratojë në mënyrë natyrale, dhe sigurisht, kjo përkeqësohet nëse pini alkool gjatë fluturimit.
 
Zemra: Disa udhëtarë mund të vuajnë nga ‘aritmia’, një çrregullim i rrahjes së zemrës. Kjo ndodh sidomos tek ata që kanë shtypje të lartë të gjakut ose që kanë konsumuar kafeinë shumë ose alkool.
Stomaku: Ngjashëm me mushkëritë, stomaku do të zgjerohet në shkallë të lartë, duke shkaktuar dhimbje abdominale dhe kapsllëk. Për ta evituar këtë, qëndroni larg pijeve me gaz.
 
Këmbët: Të qëndrosh ulur në pozitën e njëjtë për orë të tëra jo vetëm që është e parehatshme por edhe ndikon në formimin e mpiksjeve të gjakut. Një mpiksje mund të ndalojë rrjedhjen e gjakut në këmbë, duke shkaktuar ënjtje dhe zgjerim të venave.
 
Veshët: Duke u nisur aeroplani, ajri në veshë mblidhet, duke formuar një vakum. Nëse tubat ‘Eustachian’ në veshë bllokohen, shkakton dhimbje në timpanin e veshit.
 
Hunda: Keni 100 herë më shumë gjasa që të ftoheni gjatë një fluturimi. Kjo për shkak se kabinat janë virtualisht pa lagështi, një atmosferë e përsosur për të shpërndarë grip.
 
Dhëmbët: Ndryshimet në presionin e ajrit mund të shkaktojnë vrima të vogla të gazit në dhëmbë dhe të ndikojnë në prishjen e tyre.
 
Mushkëritë: Ajri në kabinë bën që mushkëritë të zgjerohen, duke shkaktuar fryrje. Tek ata që kanë astmë, mund të ketë komplikime të tilla si dështim të mushkërive.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 23:34

Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.

Postuar: 21/09/2018 - 22:45

Lëkura është organi më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, si moti, klima, vendi etj.

Postuar: 21/09/2018 - 22:09

Ndoshta kohët e fundit keni filluar të njihni një partner të ri dhe po përpiqeni të mendoni për m

Postuar: 21/09/2018 - 20:12

Pas një nate të gjatë konsumimi alkooli pjesa më e madhe prej nesh “luten” para tuale

Postuar: 21/09/2018 - 19:50

 Administrata e ushqimit dhe drogës nga ngritur alarmin se shumë njerëz janë paraqitur me ri

Postuar: 21/09/2018 - 19:30

Periudha më e bukur për një femër është shtatzania edhe pse është dhe periudha më e vështirë gjat

Postuar: 21/09/2018 - 19:27

Në kuzhinë shpesh bëjmë gabime që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore pak a shumë serioze.