Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbuloni mrekullitë që mund të bëjë soda e bukës me flokët tuaj

Postuar: 24/04/2019 - 16:26

Soda e bukës është një ndër asortimentet që mund të bëjë çudira me flokët tuaj. Të gjithë e kemi në shtëpi dhe e përdorim rëndom për të gatuar. Por përfitimet që ka përdorimi i saj në flokë është mbresëlënës.

 
Nëse po vuani nga zbokthi në flokë apo nga alergjia që mund të shkaktojë uji me klor, zgjidhja është e thjeshtë. Përdorimi i sodës së bukës është i thjeshtë dhe ekonomik, teksa me të mund të zëvendësoni shampon e zakonshme që përdoret për larjen e kokës.
 
Disa nga benefitet që sjell larja e flokëve me sodë buke
 
Soda e bukës heq mbetjet
 
Soda e bukës do të të ndihmojë të heqësh mbetjet e çdo produkti që ke përdorur për flokët. Mbetjet e shampoo-s, balsamit apo llakut e xhelit, që mund të krijojnë yndyrë në flokë. Soda është perfekte për të pastruar flokët.
 
Heq klorin
 
Nëse ndjek notin në pishinë apo uji në rubinet vjen me hsumë klor, me siguri që e di se klori mund të të dëmtojë flokët. Madje, mund t’i ndërrojë edhe ngjyrën! Soda e bukës ndihmon në heqjen e klorit nga lëkura e kokës, duke e mbrojtur nga dëmet.
 
Favorizon rritjen e flokëve
 
Nëse flokët e tu janë të dëmtuar nga lyerjet e shpeshta, apo substancat kimike, mund të kenë pengesa në rritjen e tyre. Soda është në gjendje të pastrojë flokët më mirë se shampoja. Ta përdorësh për të eleminuar pisllëkun mund të të ndihmojë në rritjen e flokëve.
 
Si të përdorni sodën e bukës në flokët tuaj
 
Përzieni sodën e bukës me ujë duke hedhur nga 1 në 3 lugë gjelle sodë, në bazë të flokëve që keni. Sa më shumë flokë të keni, aq më shumë do të keni nevojë. Për flokë të gjatë deri në shpatulla, përdorni 1 lugë gjelle sodë dhe 6 lugë ujë.
 
Mund ta përdorni sodën mbi flokë të lagur apo të thatë. Aplikoni përzierjen më parë tek rrënjët dhe deri tek majat.
 
Lëreni përzierjen mbi kokë për disa minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
 
Shpëlani flokët me një përzierje të uthullës së mollës me ujë. Raporti në këtë rast duhet të jetë 1 me 4. Nëse dëshironi, shtoni dy pika vaj esencial.
 
Për të aplikuar miksimin me uthullën e mollës, kini kujdes kontaktin e kësaj të fundit me sytë, ndaj mbani kokën të me sytë lart.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2019 - 22:25

Vuani nga flokët e yndyrshëm...? Përdorni shampo farmaceotike dhe sërish nuk po shpëtoni dot nga ky problem? Më poshtë po ju renditim disa nga veset tuaja që po ju shtojnë këtë telash:

Larje e shpeshtë

Postuar: 15/08/2019 - 21:04

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të p

Postuar: 14/08/2019 - 22:14

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.

Postuar: 14/08/2019 - 21:11

Raporti intim është një çështje shumë personale mes individësh, por me sa duket ka disa gjëra që

Postuar: 14/08/2019 - 20:17

Të gjithë duam të kemi një bark të sheshtë, por ju e dini se yndyra e barkut është më e vështirë

Postuar: 14/08/2019 - 18:59

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.