
GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

Zgjidhja e duhur! Zbuloni si të humbisni dhjamin e tepërt dhe të luftoni diabetin me anë të dietës alkaline

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Janar 2021

Perimet shumëngjyrëshe, patatet, frutat e pjekura dhe bimët e pasura me yndyrna si ullinjtë, arrat dhe avokadot janë disa nga ushqimet që ju këshillohet të përfshini në këtë dietë. Theksojmë se është po aq e rëndësishme të kufizoni ushqimet me aciditet të lartë si drithërat e rafinuara,produktet shtazore, produktet e përpunuara, kafeja dhe ëmbëlsuesit.
Mundohuni të mos i konsumoni çdo ditë dhe gjithmonë kombinojini ato me ushqimet alkaline, në mënyrë që të keni sa më shumë lëndë ushqyese për të ekuilibruar acidin e tepërt. Kjo dietë ka provuar që mund të lehtësojë inflamacionin kronik, duke çuar në zbutjen e dhimbjeve të ndryshme, përmirësim të kujtesës,madje edhe diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Dieta Alkaline Për Humbjen E Peshës:
Rritja e marrjes së ushqimeve alkaline si perimet, patatet, bimët e pasura me yndyrë dhe frutat e pjekura, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe në përmirësimin e shëndetit. Për të zbatuar këtë dietë,ju duhet të bëni një plan ushqimor 2 javor, ku të gjitha vaktet të përmbajnë ushqime alkaline. Shumë e rëndësishme është gjithashtu të përtypni mirë ushqimin dhe të ndaloni kur ndieni se po filloni të ngopeni. Më poshtë do të lexoni një shembull të thjeshtë të një plani një ditor nga dieta alkaline:
Mëngjesi: Në mikser bashkoni: 1 banane të ngrirë dhe të copëtuar, 1 filxhan manaferra të ngrira, ½ filxhan lakër jeshile, 1 lugë gjelle me fara chia dhe ¾ filxhan qumësht arre.
Dreka: Supë me perime, të cilën mund ta shoqëroni me bukën pa miell, me avokado e perime të vendosura përsipër. Mund t’i shtoni limon sipas dëshirës.
Darka: Mund të piqni 2 deri në 3 gota perime të ndryshme me vaj ulliri ose mund të bëni supë me perime. Shoqërojini me pure patatesh me qumësht kokosi./AgroWeb
Më të lexuarat


Mos i neglizhoni/ Janë sinjale të organizmit, shenjat shëndetësore që duhen dalluar herët

Nuk është më sekret! Ja se si të kuroni diarrenë dhe infeksionet e veshit vetëm me qepë, njihuni me përfitimet dhe mënyrën e përdorimit

Iu pëlqen ta konsumoni kafen? Blerina Bombaj jep lajmin e mirë për të gjithë ju, publikon të dhënat e studimit më të fundit

Largon menjëherë gurët në veshka, mësoni si të përgatisni kurën natyrale tepër efektive

Flini gjumë në drekë? Studimi më i fundit bën publike të dhënat e rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë, ja çfarë i ndodh organizmit tonë

Merr fund debati! Stomatologët tregojnë nëse duhet t’i lani dhëmbët para apo pasi të keni ngrënë mëngjes

"Shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe nuhatjes", studimi i fundit tregon simptomat më të zakonshme të variantit britanik të koronavirusit

Është një metodë efikase! Përdorni këtë trajtim në kushte shtëpie dhe lëkura do t’iu shkëlqejë

Kura unike për shëndet të mirë, mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi

Jeni të varur nga kafeja? Mësoni arsyen pse iu dhemb koka kur nuk e pini në mëngjes
