BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Për zhbllokim të artereve receta me xhenxhefil, hudhër dhe limon është e duhura

Për zhbllokim të artereve receta me xhenxhefil, hudhër dhe limon

Arteret janë rruga nëpër të cilat gjaku udhëton nga zemra në pjesët tjera të trupit. Ndonjëherë gjenetika, sëmundjet kronike ose ushqyerja e pashëndetshme mund të ndikojnë që arteret të bllokohen.

Nivelet e larta të kolesterolit luajnë rol në këtë, pasi që kjo substancë nuk përzihet me gjak. Bllokadat në artere mund të shpijnë në brenga serioze shëndetësore – këto përfshijnë shtypjen e lartë të gjakut, e madje edhe vdekjen.

Por, lajmi i mirë është se zemrën dhe arteret është më lehtë sesa ç’mendoni për t’i mbajtur të shëndeteshme.

Kolesteroli rritet kur trupi ka tepricë të yndyrës, prandaj është e rëndësishme të ruheni në ushqim. Për ta mbrojtur veten nga bllokimi i artereve, qëndroni larg ushqimeve të fërguara, larg sheqerit dhe larg konsumimit të tepërt të mishit të kuq.

Përveç dietës dhe ushtrimeve fizike që ndikojnë në pastrimin e artereve, ka edhe disa ilaçe natyrale që ju ndihmojnë në këtë proces.

3 PËRBËRËSIT QË I ZHBLLOKOJNË ARTERET

“Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa shëndeti jonë i mirë; ai është aseti jonë kryesor” – Arlen Specter

Një recetë e krijuar nga ‘Step to Health’ për pastrimin e artereve përbëhet nga tre përbërës: xhenxhefili, hudhra dhe limoni.

XHENXHEFILI

Si antioksidues i fuqishëm, xhenxhefili funksionon duke e copëtuar kolesterolin e keq. Xhenxhefili përdoret në ilaçet natyrale për të trajtuar marramendjet dhe dhimbjet e kokës, ndërkaq studime të shumta tregojnë se ky produkt mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit të keq në trup.

Një studim tjetër ka treguar se xhenxhefili mund të ndihmojnë në ndalimin apo ngadalësimin e procesit të depozitave të stemave në muret arteriale.

Është shumë e lehtë ta shtoni xhenxhefilin në dietën tuaj sepse xhenxhefili mund të konsumohet në shumë mënyra. P.sh., xhenxhefilin mund ta pini në çaj, si pluhur në kapsula, ta gatuani me ushqim, etj.

HUDHRA

Hudhra mund t’i zvogëlojë nivelet e kolesterolit, por vetëm për një kornizë afatshkurtër kohore. Studimet theksojnë se hudhra mund të ketë edhe efekte antibakteriale dhe antikërpudhore.

LIMONI

Limoni sjell shumë përfitime shëndetësore. Përveç se ndihmon në sistem më të mirë të tretjes, në shëndet të lëkurës dhe shëndet të mëlçisë, limoni ka efekt pozitiv edhe në kolesterol.

Vitamina C që gjendet në limon është dëshmuar se i zvogëlon nivelet e kolesterolit dhe i zvogëlon efektet e artereve të bllokuara.

Veç kësaj, acidi citrik që gjendet në limon mund të ndihmojë në zvogëlimin e depozitave që formohen në artere.

Nuk ka gjë më të lehtë sesa ta shtoni limonin në dietën tuaj. P.sh., mund ta shtrydhni limonin mbi shujtat e rregullta dhe sallatat; ta shtoni në ujë, çaj dhe pije tjera, etj.

RECETA ME KËTA 3 PËRBËRËS

Receta e ‘Step to Health’ përfshin t’i përzieni në blinde lëngun e freskët të limonit, hudhrën, xhenxhefilin dhe mjaltë.

Ekspertët sugjerojnë ta pini këtë përzierje në mëngjes para shujtave.