BREAKING NEWS

Balla tha se gjyqtari i Bashës liroi të arrestuarit e ‘Toyota Yaris’, reagon PD: Lot krokodili, bëre gjithçka për të zhdukur provat, por e vërteta... (PARALAJMËRIMI)

x

sport-gossip

Shaqa nuk e mban dot të fshehtë , ka “mbjellë” flokët

Sipas mediave zvicerane, sulmuesi i Liverpullit dhe i Zvicrës, Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flokët, gjatë periudhës kur shqiptari ishte i lënduar. Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e “Merseyside” ndaj Evertonit, që u mbyll me rezultat 5-2. 
 
Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dy-mujor.
 
Gjëja tjetër që ra në sy ishin flokët, pasi që 28-vjeçari u shfaq në fushë me një pamje të re.